Roxhers: Çelsi parkoi, jo një, por dy autobusë para portës së vet

28 Prill 2014, 13:43Sport TEMA

Liverpuli humbi një mundësi të mirë në ndeshjen përballë Çelsit, për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt fitimit të titullit kampion.

Pas humbjes me londinezët, situata tashmë është ndërlikuar, me Mançester Sitin që mund të barazojë me pikë Liverpulin, pasi ka një ndeshje më pak.

Por, trajneri i Liverpulit, Brendan Roxhers, nuk e bën dramatike, pasi sipas tij, përballë kishin një ekip që parkoi jo një, por dy autobusë para porte, duke kritikuar kështu lojën super mbrojtëse të Çelsit.

“Nuk mund të depërtonim, para portës së Çelsit ishin të parkuar dy autobusë, jo vetëm një.

Hoze mori rezultatin e tij. Është e kundërta e asaj se si ne duam të luajmë. Nuk është e vështirë të drejtosh 10 lojtarë në 16-metërsh”, ka deklaruar Roxhers pas ndeshjes.

Por, krejt ndryshe mendon portugezi Hoze Murinjo, sipas të cilit, ekipi i tij e meritoi fitoren.

Murinjo tha se Çelsi nuk bëri lojë mbrojtëse, por thjesht di të mbrohet më mirë se kundërshtarët.

10 komente në “Roxhers: Çelsi parkoi, jo një, por dy autobusë para portës së vet”

  1. hashimi says:

    Po ça kerkon ky Roxheri i lodhur ti hpin porten dhe ti thon hajed bej gol puna eshte kush ben gol me mbrojtje te fort se me mbrojtje te dobet ben dol kush do kur humbi Celsi ky po shkrifesh po thoshte se jam kapjon tani flet broçkulla

  2. sajmir ik says:

    roxher flet si diletant futbolli,chelsea mori ate qedonte dhe me loj shum korekte.po dhe reali autobuz parkoi me bajernin ne madrid ekjo sdote thot qe sluan futboll te bukur.

  3. Jace says:

    Ka nje logjike te gjerave, kur kerkon shume i humbet te gjitha. Nese do te lozte duke patur per baze nje rezultat te pranueshem sic mund te ishte barazimi, Liverpuli mendoj se mund ta arrinte. Por ai kerkoi me shume kur nuk i duhej aq shume. Celsi edhe me nje barazim do te ishte i kenaqur, por kur pa se Liverpuli kerkonte me insistim fitoren, atehere ndjenja e hakmarrjes vetvetiu lind. Kjo beri qe te mos falte asgje dhe fitoi. Une jam tifoz me Liverpulin dhe ajo qe me dhembi me shume ishte fatkeqsia qe i ndodhi Xherardit. Shkau dhe kjo ja lehtesoi se tepermi punen Denba Ba. Gjynah, me te vertete gjynah per kete lojtar te mrekullueshem. Tani gjithca veshtirsohet, per te mos thene behet e pamundur. Kur rrethana e krijuar ta kerkon te fitosh me cdo kusht, kjo besoj eshte situata me e veshtire per nje skuader.

  4. vlora A.J says:

    po duam te shohim dhe pak futboll.

  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Une e kritikoj MURINJON per anen e tij te erret njerzore kurse per ate qe parkon 1 apo 2 Autobuze apo Troleybus ,nuk ka rendesi .
    KATENACIO eshte e vetmja taktike qe kurre nuk te la pa buke .
    Edhe pse e shpiku nje Austriak midis 2 lufterave Boterore ,e Kopjoni ZVICRA ne 1954 me te ashtuquajtur “DRYNI ZVICERAN ” e beri te tijen apo me mire e “”PERVETESOI ” ,ITALO-ARGJENTINASI , me INTERIN teksa merrte 2 Kupa kampionesh rresht ne 1964 dhe 1965 ,por kishte lojtare kalibri si FACETTI ,MAZZOLA ,RIVA ,RIVERA e co .E ka perfeksionuar deri ne cmenduri ,kush tjeter pos AZURREVE , qe e kane aplikuar sa here u ka dashur by…..dhe asnjehere nuk i ka nxjerre duar-thate .
    Do te perifrazoja nje kenge te MINES ne vitet e hershme ’70 me titull ;
    “IMPORTANTE e FINIRE “.
    Te gjitha ndeshjet ne 3 javet e fundit te cdo lige jane ndeshje per jete a vdekje dhe e vetmja taktike qe te nxjerr duar-plote eshte CATENACIO ,por thashe edhe me lart kerkon lojtar me nerva te CELIKTA DHE interpretues te sakte .
    Trajneret ITALIANE jane mjeshtra keshtu qe pavaresisht se tek BAYERNI trajnon GUARDIOLA ,te cilin e pelqej ,e shikoj me shume skepticizem kualifikimin e BAYERNIT .
    GUARDIOLES do ti duhet qe te dale jashte vehtes dhe te aplikoje tjeter modul loje por qe do ta kete te veshtire shume me KEMBE-SHPEJTET e REALIT .
    Goli i dyte i CHELSEA-s ishte thjesht tallje by..me LIVERPOOLIN e SUAREZ DHEMBACIT !

    1. Tironci Lugano says:

      Totila
      Riva e Rivera skane luajtur me Interin.Spo bej me koment..

      1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

        “Tironci Lugano” !
        Ne radhe te pare ,ne se ti nuk je i afte qe te besh shkrime analitike ,nuk eshte faji im .
        E dyta nuk e ben dot mire profesionin e kritizerit .
        E treta ne se ke qene i vemendshem ,une nuk e kam permendur HELENIO HERREIREN ,aplikuesin e te famshes KATENACIO ,por nga ana tjeter ne se une kam permendur RIVEN apo RIVEREN dhe nuk kam permendur fjala vjen T.Burgnicin apo M.Corso apo ndonje tjeter si A.Guarnerin ,kjo nuk ben sens .
        Ne se me te vertete kupton nga futbolli si loje dhe shkence duhet te dish se perkunder faktit qe une asnjehere nuk e kam pelqyer INTERIN kjo nuk don te thote se une nuk e vlersoj ate ekip i cili me po ate stil loje dha nje kontribut ne 1968 kur ITALIA ,fitoi te vetmin Kampionat Europian dhe ku ne formacionin e saj gjendeshin 4 apo 5 INTERISTE si BURGNIC ,FACCETTIT,GUARNERIT ,MAZZOLES , krahas RIVES se CAGLIARIT apo ZOFFIT te JUVES apo SABATINIT e ku di une tjeter .
        Po 3-4 nga keta INTERISTE NE 1970 DHANE KONTRIBUTIN E TYRE me AZURRET ne 1970 qe ishin shtylla e kombetares deri ne vitin 1972-1973 ,ne ate bote edhe pse AZURRET humben me BRAZILIN ne finalen e MEKSIKOS ,ku per mendimin tim ne se ne porte do te ishte legjendari DINO ZOFF n evend te Sharlatanit ALBERTOZI gjerat mund te kishin shkuar ndryshe mbas barazimit momental te BONINSEGNES ne se nuk jam gabim ,sepse ti je i gatshem qe te me korigjosh .
        TIRONCO ! ,perpos debatit do te doja nje mendim rreth BAYERN vs REAL sot ,por perpara ores 20 .
        Une e parashikoj te veshtire takimin dhe pavaresisht se e pelqej GUARDIOLEN ,REALIT i jap 51 % shanc dhe BAYERNIT 49 % SHANC. duke u nisur gjthmone nga fakti se ANCELOTI eshte ITALIAN dhe per mua eshte me FLEKSIBEL se sa GUARDIOLA i cili per keto ndeshje me eleminim direkt ,nuk ka per mendimin tim lojtar tipik qe ta interpretojne skemen sikurse ANCELOTI .
        Per me teper GUARDIOLA i ka hequr BAYERNIT armen me efikase :SHPIRTIN e PAEPUR GJERMAN qe lufton deri ne piken e fundit te gjakut ,ruan qetesine deri ne fishkellimen perfundimtare te Referit .

        1. Tironci Lugano says:

          Si gjithmone mbulon gabimet e tua duke dale jashte temes.Ta perseris e lexoje mire Rivera e Riva skane luajatur per Interin.
          Mendimi im per Bajern Real..ndeshja ka mbaruar e skam cte jap mendim…por une ndjek tradiden..do te thoja qe Bajern kualifikohej, e sigurisht do gaboja

  6. juliano says:

    e hengre sa krahu o ROXHER dhe mbylle gojen se na dogje gjith skedinat mor legen me ate lojen tende shterp pa gola,

  7. special dyshi says:

    Nuk kam pare qoft edhe nje here te vetme te aplikoje ndonje loje te bukur me ndonje ekip ky ”specia uan” nuk kam pare qofte edhe nje gol te bukur te CELSI , me kete loje ky me kujton kombetaren GREKE gjithe kohen ne mbrojtje mos te pesoje ndonje gol , per te shenuar po doli , doli ,po nuk doli barazimi ne xhep, une si sportdashes e ”pash me pa, boll per sonte”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje