Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, ka shprehur dëshpërimin e tij për shkak të shkarkimit të Devid Mojes nga Mançester Junaited, duke thënë se skocezi duhet të kishte fituar më shumë kohë në “Old Traford”.
Mojes është shkarkuar të martën, vetëm dy ditë pas disfatës nga ish-skuadra e tij Everton, që e la klubin pa shans për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Rajan Gigs është caktuar menaxher i përkohshëm i klubit, por Venger është i zhgënjyer me shkarkimin dhe thotë se këto veprime e dëmtojnë futbollin, raporton Telegraf.
“Unë jam i dëshpëruar që atij nuk iu dha kohë. Unë i uroj atij çdo të mirë, por kjo është pjesë e futbollit modern. Është një kërcënim i madh për sportin tonë”, ka thënë Venger
Po te mos ishte Mojes, Arsenali as nuk e shihte Champions League per kete vit.