Trukimi i ndeshjeve të futbollit ka sjellë në Tiranë një delegacion të UEFA-s, të cilët janë takuar me përfaqësues të Prokurorisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.
Delegacioni, i cili ka mbërritur të mërkurën në mbrëmje në Tiranë, ka zhvilluar takime të shumta përgjatë ditës së enjte me drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Prokurorisë Shqiptare.
Ulf Kluser, oficer i Integritetit në UEFA dhe Emilio Garsia, shef i Komisionit të Disiplinës në këtë institucion, kanë patur një ditë intensive në Tiranë.
Fillimisht ata janë takuar në Prokurorinë e Përgjithshme me drejtorin e hetimit në këtë institucion, Adnan Xholi dhe më pas kanë takuar Presidentin e Federatës së Futbollit, Armando Duka.
Në qendër të bisedimeve ka qenë ecuria e hetimeve të Prokurorisë mbi ndeshjet e dyshuara si të trukuara në futbollin shqiptar.