Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, u ka thënë tifozëve të klubit ta shfaqin frustrimin e tyre te e gjithë skuadra, dhe jo vetëm te Çesk Fabregas.
Mesfushori ka më shumë asiste në La Liga se çdo lojtar tjetër i skuadrës, ndërsa ai po ashtu ka kontribuar me tetë gola këtë sezon. Megjithatë, Fabregas u fishkëllye nga publiku në “Kamp Nou” në ndeshjen ndaj Ahletik Bilbao.
“Nuk është mirë kur tifozët ju vërshëllejnë, veçanërisht në shtëpi. Mendoj se është gabim të fokusohemi në vetëm një lojtar. Fajësoni gjithë lojtarët, Ok, por jo vetëm Çesk.
Sezoni nuk ka qenë i mirë dhe mendoj se ne të gjithë jemi pjesë e grupit që nuk i ka bërë gjërat si duhet”, ka thënë Pike.
Barcelona u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Atletiko Madrid, humbi finalen e Kupës së Mbretit nga Real Madridi dhe aktualisht ndodhet prapa Atletikos në garën për titullin e La Liga.