Alonso: Ndaj Bajernit duhet një ndeshje perfekte

22 Prill 2014, 17:09Sport TEMA

Ksabi Alonso thotë se Real Madridi duhet të jetë “i përkryer” për të mposhtur Bajern Mynih, por shton se asnjëra prej skuadrave nuk duhet të konsiderohet favorite para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet nesër.

Skuadra e trajneri Pep Guardiola futet në gjysmëfinale me synimin për ta mbrojtur titullin e Ligës ës Kampionëve, por Alonso është i bindur se skuadra e Realit ka avantazhin e formës së mirë që po kalon.

“Ne nuk kemi menduar për atë se çfarë ka ndodhur dy vite më parë, pasi rrethanat ishin të tjera. Ne duhet të luajmë një ndeshje të përkryer.

Ne duhet të dimë se si të mbrohemi dhe të sulmojmë mirë, kur kemi topin. Bajerni është një rival i madh, por ne po kalojmë në një moment të mirë dhe askush nuk është favorit.

Ne kemi dalë në gjysmëfinale tre vite radhazi dhe tani duhet të bëjmë edhe një hap më shumë”, ka thënë Alonso.

2 komente në “Alonso: Ndaj Bajernit duhet një ndeshje perfekte”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ik o skuth ,shko bej shurren se je i skualifikuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje