Ka një emër të ri në listën e Erick Thohir për sulmin e Interit dhe ai është David Villa. Sulmuesi i Atleticos së Madridit që në përballjen e fundit të skuadrës së tij ndaj Elches humbi edhe një penallti, pëlqehet shumë nga manjati indonezian. Spanjolli mund të cilësohet si profili i duhur për zikaltërit, megjithatë t’ja rrëmbesh atë Atleticos nuk do të jetë aspak e lehtë. Në marrëveshje mund të përfshihet edhe Mauro Icardi që me paraqitjet e tij të fundit ka mahnitur as më pak e as më shumë, por vetë trajnerin e Los Colchoneros Diego Simeone. Kështu David Villa i shtohet listës që përbëhet nga Dzeko, Morata e Torres për të gjetur zëvenduesuesin e Diego Militos në sulmin e Interit. Mbi të gjitha drejtori i zonës teknik i zikaltërve Piero Ausilio ishte në tribunën e “Vincente Calderon” në sfidën e Champions League mes Atleticos dhe Milanit pikërisht për të ndjekur nga afër El Guaje.
Sulmuesi i datëlindjes 1981 normalisht nuk është i ri, gjithsesi ai mund të luajë në nivele të larta edhe për disa sezone të tjera. Vlera në merkato e David Villas varion nga 12 deri në 15 milionë Euro pasi Los Colchoneros nuk kanë edhe aq shumë interes për të shitur lojtarët e tyre më të mirë. Mund të cilësohet i mirë sezoni i parë i Villas si bardhekuq pasi në 41 ndeshje me Atleticon ka shënuar 15 gola. 32-vjeçari nga Langreo aktualisht përfiton 5 milionë Euro në vit te ekipi i drejtuar nga El Cholo Simeone dhe nëse vendos të transferohet te Interi do t’i duhet të ulë disi pagën. Edhe pse mund të konsiderohet një tratativë shumë e vështire ky opericion merkatoje mund të zhbllokohet pikërisht nga Mauro Icardi. Argjentinasi është kthyer një fiksim për Simeone, dhe Thohir nëse përveç parave në shkëmbim do të merrte edhe David Villan për Interin nuk do të ishte aspak keq.
Po ça lesh David Villa? Është marrëzi me dhënë Icardin për këtë.
prape gafa intero!!!!!!
David Villa ishte Rezerva e Arte e BARCES ,por ekuilibret u prishen qe kur erdhi NEYMAR ,i cili nuk erdhi per te ndihmuar BARCEN dhe MESSIN por erdhi me “DETYRE te POSACME ” nga BRAZILI qe nga Federata e Selecaos ,SCOLARI ,por duke patur bekimin e PELES.
Me pak fjale NEYMARI ( me falni qe po dal nga tema )) ERDHI QE TE FITOJE SHPREHITE ,EKSPERIENCEN dhe te “VJEDHE ” MESSIN te cilin mendoj un edo ta kete Rivalin me te rrezikshem tek ARGJENTINA per te fituar Kupen e Botes TE cilen qe tani BRAZILI dhe NEYMARI e kane si te Fituar me futbollin RAGBY qe do luhet ne BRAZIL ,por edhe te shitur nga BALTA-BLATER.
David Villa ESHTE I FORTE FIZIKISHT ,SHPERTHYES me EKSPERIENCE dhe nje bomber sidomos po ta aktivizosh nje pjese loje ate ,Ai ta fiton lojen .
Po po, Neymarin e ka cu ke Barca CIA ose MI5 per spiunazh. Situate e komplikume shume. Ha ha ha.
Ti sic ke emrin ashtu je ne te vertete ,por nuk eshte faji im se ti je motor 50 kubikesh .
NEYMAR ka ardhur ne BARCELONE per te fituar BOTERORIN te cilin do ta fitoje dhe NEYMAR do shkelqeje ,sepse une nisem nga taktikat e SCOLARIT te cilat deri tani kane rezultuar te sukseseshme .
ARGJENTINA ishte e para qe ekuptoi qe ne ’74 se nuk duhej luajtur me si ne A.Latine por si EUROPIANET Adhe behet fjale kur Shpertheu HOLLANDA .
ARGJENTINA ishte e para qe e “SHARTOI ” futbollin e saj me ate EUROPIAN dhe mori 2 KUPA bote ne 4 Boterore dhe shkoi dhe 1 here ne Finale .
Brazili qe per mua ne 1982-1986 kishte ekipet e tij me te mira ne histori ,DESHTOI ,kurse ne 1994 e mori Kupen e Botes ma fat ,kurse ne 2002 diferencen e beri RONALDO-RONALDINJO .
BRAZILI gjithashtu e ka “SHARTUAR ” futbolin e SELECAOS me atae EUROPIAN dhe PRELUDI ishte fitimi i Kupes se Konfederatave dhe epilogu do te jete Fitimi i Kupes se Botes,por ti O i PANJOHUR ,nisur nga emri nuk ke njohuri dhe memorje as AFAT-GJATE po ashtu edhe AFAT -SHKURTER.
Amon mer burre na thuj qe ta dime, sa spiuna ka cu Pele dhe Scolari ke Barcelona se jemi shume kurioz? Nuk diskutohet qe per te cu keto agjentet e fshehte, duhet te jene konsultu pak edhe ish-KGB-ne apo me Putinin. Ah sa e kane nderliku futbollin Scolari me Pelen, na vdiqen me keto agjentet qe cojne ke Barcelona. Me siguri qe ka dore edhe sherbimi sekret Brazilian. Ha ha ha ha sa kom qesh me ket pune e agjenteve qe co Brazili ke Barcelona. Fobi e modhe shume plako. Gjynof qe nuk shkru nej liber per sherbimet secrete te Amerikes Latine, do kesh shume sukses. Ha ha ha ha ha.