Sulmuesi i Real Madridit, Álvaro Morata, i cili po realizon paraqitje shumë të mira me ekipin spanjoll, ka tërhequr vëmendjen e dy ekipeve italiane Juventus dhe Inter, që janë duke përgaditur ofertat e tyre për talentin spanjoll.
Presidenti i Inter, Erick Thohir ka planifikuar për një takim me Florentino Pérez më 24 prill, Real Madrid për Moratan dëshiron 22 milion euro, ndërsa në kontrat ka një klauzol prej 25 milion euro, raporton La Gazzetta dello Sport, transmeton VeqSport. Në qoftë se Morata dëshiron të luaj në Champions League, atëherë ai duhet të bashkohet me Juventusin, për shkak se Interi nuk e ka siguruar vendin për në këtë kompeticion, por as në Europa League nuk e ka të sigurt vendin.
Morata po luan mire???? WTF….