Dy ditë para ndeshjes mjaft të rëndësishme ndaj Norwichit, tifozët e Liverpoolit kanë motivuar në stërvitje futbollistët e tyre të zemrës duke shpalosur banerin e tyre të famshëm ‘Make Us Dream’.
E filluan stinorin me moton ‘Make Us Dream’ (‘Na bëni të ëndërrojmë’) dhe po me këtë moto duan ta përfundojnë.
Tifozët e Liverpoolit i bënë një vizitë të veçantë futbollistëve të tyre të zemrës para sfidës tejet të rëndësishme që të dielën do ta zhvillojnë në udhëtim te Norwich City.
Duke motivuar lojtarët e ‘The Reds’, tifozët shpalosën banerin e kuq me mbishkrimin: ‘Na bëni të ëndërrojmë’, baner i cili përcolli gjithë stinorin futbollistët e Liverpoolit.
E, këta të fundit dukeshin në humor mjaft të mirë, çka është tejet e rëndësishme për ta në këtë fund-stinor. Liverpooli prinë në renditjen e Premierligës me 77 pikë, dy më shumë se Chelsea që mban pozitën e dytë.
Historikisht kam qene nje simpatizues i Liverpool-it te madh! Shpresoj te na gezoje me titullin kampion! Go ahead boys!
cfare lajmi interesant
E kopjuar nga ndonje gazete kosovare.
psh : stinorin… çka…baner…përcolli…pozitën…
Te gjitha keto jane fjale ne dialektin kosovar.
Ju mund ti beni copy-paste po ju lutem rregullojini fjalet e vendosini ato ne gjuhen standarte shqipe.
Ju faleminderit