Roma ka vënë kontakte me sulmuesin e Galatasaray, Didier Drogba. Legjenda e Chelseat do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe dëshiron të vazhdojë të luajë edhe sezonin e ardhshëm.
Le Sport 10 raporton se trajneri i Romës, Rudi Garcia, ka kërkuar nga bordi të sjellë në Olimpico sulmuesin e Bregut të Fildishtë dhe bisedat me kampin e tij tashmë janë iniciuar.
Agjenti i Drogbas javën e kaluar ishte në Torino për t’u takuar me zyrtarët e Juventusit, klub që po ashtu është i interesuar për shërbimet e tij.
Po prandaj dhe futbolli Italian po degradon nga viti ne vit, aty luajne shume futbolliste me moshe te madhe ose si i themi ne veterane, Bufon, Pirlo, Zaneti ,Kambiaso, Toti, Toni, Klose,Di Natale, Burdiso,