Sulmuesi i Chelseas Fernando Torres është objektivi i Interit. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Përgjithshëm Marco Fassone. Emri i Torres është duke u lakuar shumë nëpër media kohët e fundit, ndërsa Interi ka shprehur haptas interesimin për të.
“Të gjithë e dimë se disa emra kanë qarkulluar nëpër media si synime të Interit, Torresin e ka përmendur edhe Thohir, andaj kjo tregon se ai është një objektiv i Interit për merkaton e verës”, deklaroi Fassone.
Tregu i Interit këtë vit do të varet shumë nga pozicionimi i Interit në fund të sezonit. Neroazurrët momentalisht mbajnë vendin e pestë.
ha ha haha do ja ngecin Interit kete
qe sben gol as me porte bosh ?