Ancelotti: Humbja e Barçës më ka surprizuar

13 Prill 2014, 11:04Sport TEMA

Ka mbetur i surprizuar, por sigurisht që duhet të ketë fërkuar duart nga gëzimi Carlo Ancelotti, kur ka dëgjuar për humbjen e Barcelonës kundër Granadës. Katalanasit u ndalën për të dytën herë brenda javës, ndërkohë që Reali i Madridit përfitoi duke mposhtur Almerian me gola të Di Marias, Bale, Iscos dhe Moratas. Me këto ndryshime në renditje, deri në fund të sezonit Ancelotti parashikon të tjera ngjitje-zbritje të tre skuadrave që luftojnë për titullin.

Kam mbetur i habitur nga humbja e Barcelonës, por fakti është që të gjithë po luftojnë për objektivat e tyre në këto momente. Barcelona beson ende se mund ta fitojë kampionatin, prandaj besoj se do të ketë shumë surpriza të tjera dhe një luftë të ashpër deri në fund”.

Pavarësisht këtij rezultati të papritur, tekniku italian nuk mendon se humbja e Barçës do të ndikojë në finalen e Kupës së Mbretit, teksa foli edhe për gjendjen e skuadrës.

“Ramos ka patur një problem në qafë por besoj se do të luajë, ndërsa Marcelo jo. Cristiano Ronaldo vazhdon të stërvitet dhe deri të Mërkurën do të shikojmë me kujdes progresin e tij. E sigurt është që askush nuk mund ta zërë vendin e Cristianos dhe për këtë arsye jemi të detyruar të gjejmë zgjidhje të tjera”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje