Guardiola: Ndoshta bëra gabime ndaj Dortmundit

13 Prill 2014, 10:58Sport TEMA

Pep Guardiola e ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga Borussia Dortmundi në shtëpi të shtunën.

Henrikh Mkhitaryan i kaloi në epërsi verdh e zinjtë në pjesën e parë, ndërsa Marco Reus e Jonas Hofmann e shtuan nga një gol në pjesën e dytë, në fitoren 3:0 në Allianz Arena.

“Ia uroj fitoren Borussia Dortmundit, por gjatë pjesës së parë ne nuk e gjetëm lojën tonë. Gjatë pjesës së dytë ne po ashtu humbëm diçka”, deklaroi fillimisht trajneri i Bayern Munichut.

“Ndoshta kam bërë gabime, ishte gabim të mos vazhdonim siç ishim më parë. Por, nuk do ta marr rotacionin e skuadrës si arsyetim”, vazhdoi 43 vjeçari.

4 komente në “Guardiola: Ndoshta bëra gabime ndaj Dortmundit”

  1. Argita_B says:

    Problemi i Guardioles eshte i njeti qe kishte te Barcelona, kur ekipi i ka fituar te gjitha, eshte teper e vershtire nga ana humane te motivosh lojtaret te japin maksimumin kur ndeshja qe zhvillojne nuk ka asnje incident ne kampionat! Bayern e ka fituar prej kohesh keshtu qe luan vetem per te repsektuar protokollin. Eshte mese njerzore qe lojtaret e kane te veshtire te motivohen e te japibn maksimumin ,e ne nje kohe qe me kete ndeshje nuk kane çfare te fitojne!

  2. Klajdi says:

    Megjithate keto jane ndeshje kunji dhe gjithmone duhet te kete me teper motivim,per te tjera nuk i heq asnje presje Argita B.

  3. Daniel says:

    Argita,mendoi se nuk eshte ajo qe Ju mendoni. Ndoshta e kame gabim. “Industria.. e futbollit,si çdo produkt tjeter shitet dy here,sot ne ditet tona. Nje ndeshje futbolli nuk mjaftohet vetem me shitjen e biletave,por shitet dhe rezultati. E di si thone ata qe luajne ketu ne Gjermani ne wete. – me perpara ne tre ndeshje njera vjen kontra ,sot vijne te tre ndeshjet mbrapsh. Veshtire te kapesh nje rezultat sepse luhen interesa te pista.

  4. wickedgame says:

    Bajerni sa siguroi titullin filloi nga leshimet ,2 humbje rresht jane shume per te ,3 gola te pesuar ne nje ndeshje kur dihet qe 7gola pesoi gjithe fazen e pare.Mendoj qe kjo eshte pjese e strategjise se Guardioles per te menduar qe Bajern nuk eshte i pathyshem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje