Bayern Munchen "macja e zezë" për Realin

12 Prill 2014, 14:02Sport TEMA

Bayern Munchen ka nisur të “nxehë” ambientin në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve ndaj Real Madrid (23 prill).
Twitter-i zyrtar i klubit gjerman ka publikuar foto të disa bluzave të kuqe me stemën e Bayern Munchen ku lexohet: “Të shkojmë në Lisbonë. Edhe një herë tjetër macja e zezë.”
Gjermanët e quajnë veten “macja e zezë” e Realit duke u nisur nga bilanci pozitiv që ata kanë në përballjet me madrilenët gjatë historisë. Real dhe Bayern kanë luajtur 20 ndeshje në kompeticionet europiane: 11 fitore për bavarezët, 7 fitore për madrilenët dhe 2 barazime.
Nga 10 ndeshjet e luajtura në Mynih, gjermanët kanë fituar 9 dhe kanë barazuar 1. Ndërsa bilanci i ndeshjeve të luajtura në Madrid është ky: 7 fitore spanjollët, 2 gjermanët dhe 1 barazim.
Përsa i përket bilancit të kualifikimeve, Bayern Munchen kryeson 5-4. Dy herët e fundit që janë përballur, bavarezët janë kualifikuar në të dyja rastet (2007 dhe 2012).

3 komente në “Bayern Munchen “macja e zezë” për Realin”

  1. unknown says:

    I paska hy fryka Bajernit me duket.

  2. AJ NEW YORK says:

    8-0 do u rrafim, bayern e ka eliminuar realin edhe kure bayern ka qen dobet ndersa sot bayern esht superfuqi ,,reali shume shume I vogel per kte bayern

  3. unknown says:

    Te shohim, po sikur shume me duket 8-0. Beni durim, se ndeshja vjen shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje