Curri mund të braktisë Shqipërinë për Kosovën

10 Prill 2014, 14:35Sport TEMA

Në të ardhmen, Përfaqësueses së Kosovës mund t’i bashkohet edhe një tjetër futbollist që përfaqëson aktualisht ngjyrat kuqezi të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Debatik Currin, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen t’i bashkohet ekipit të Albert Bunjakut.

Futbollisti prishtinas ka mbetur jashtë ekipit të parë të Xhiani De Biazit prej një kohe të gjatë, për shkak të një dëmtimi të rëndë të pësuar në periudhën kur luante për Gençlerbigligi. Por, edhe pas shërimit, trajneri italian nuk e ka parë të arsyeshme ta aktivizojë ish- futbollistin e Prishtinës, i cili zakonisht përfundon në stolin rezervë.

Kjo ka bërë që Curri, i cili e nisi karrierën si futbollist ofensiv, ta shqyrtojë pozicionin e tij tek kuqezinjtë. Ai nuk ka pasur kontakte zyrtare me drejtuesit e futbollit kosovar, por nuk ua mbyll dyert atyre asnjëherë.

“Nuk kam pasur ndonjë kontakt zyrtar, por nuk i dihet kurrë. Unë nuk kam ndërmend të bëj një rrugë të gjatë dhe të qëndroj në stolin rezervë tek Kombëtarja. Prandaj, Kosova mbetet gjithmonë opsion i hapur”, ka thënë Curri për mediat kosovare.

7 komente në “Curri mund të braktisë Shqipërinë për Kosovën”

  1. Realisti says:

    Ky lojtar eshte i skaduar. Ka 4 vjet qe nuk eshte pjese e kombetares. Normal qe do shkoj ne Kosove kur nuk ka vend me Shqiperine

  2. Labi says:

    Moooooos , lesht e currit…

  3. Eri says:

    Lash leshet e Currit.

  4. Sali=Geddaf says:

    I urrej lojtaret idhnak qe me gjithse nuk jan ne forme e kerkojne vendin ne formacion me mik e jo si pas formes sportive qe kan,, e njeta gje dhe me Ujkanin qe e la kombetaren se ja zuri vendin Berisha se ishte ne forme me te mire se Ujkani,, dhe ky u adhnua e braktisi kombetaren !!

  5. ilo says:

    ekipi turk quhet genclerbirligi mer tutkun qe sdi shqipen….

  6. fidani says:

    Ecni more debilla …kqyrni ku renditi ne vend te 70, e llomotitni ktu … e I shani ata lojtar qe dikur jeni krenu me ta… marre ju koft…

  7. Veriu says:

    Ju jeni REBELA Paranoid qe nuk dini te komentoni si esht por ja futni vetem Kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje