Mesfushori kosovar Granit Xhaka në debutimin e tij në Bundesliga 1 të Gjermanisë përjetoi momente të vështira. Ai shumicën e ndeshjeve të edicionit të kaluar ishte në stolin rezervë. Madje, kishte ndeshje kur nuk luante fare.
Xhaka mendoi se vështirësitë e edicionit të kaluar i kishte harruar në fillim të këtij kapmionati, kur u bë titullar i paprekshëm.
Por, ai sërish është kthyer në stolin rezervë prej disa javësh. Si Xhaka, 21-vjeçar, rezervë janë kthyer edhe Pajtim Kasami (Fulhem), Adnan Januzaj (Mançester Junaited), Valon Behrami e Blerim Xhemaili (Napoli), Lorik Cana (Lacio), Agon Mehmeti (Olhanese), Migjen Basha (Torino) e Samir Ujkani (Palermo) dhe disa futbollistë shqiptarë të ligave më të ulëta.
Të gjithë këta në fillim të kampionatit ishin titullarë, por me vazhdimin e kampionatit, forma e tyre ra apo dhe u dëmtuan dhe nuk arritën më të kthehen në titullarë të padiskutueshëm, raporton Koha.
“Nuk e di arsyen pse nuk po luaj. Për këtë mund ta pyesni trajnerin. Unë jam i gatshëm të luaj dhe po punoj maksimalisht në stërvitje”, pati thënë Xhaka ditë më parë për mediet gjermane.
Por, përgjigjen e mori menjëherë nga trajneri i Borusia Mynshenglabah, Lusien Favre. Trajneri tha se lojtarët që e zëvendësuan Xhakën po tregojnë formë të mirë dhe nuk ka arsye pse t’i lërë ata në stol e të aktivizojë Xhakën.
Ai në një intervistë pati thënë se Xhaka nuk duhet të ngrejë flamurin e bardhë dhe të dorëzohet, por të punojë për t’u kthyer titullar.
Keta jane Zviceran jo Shqiptar o gazetar i dashur.