A kanë të drejtë tifozët kur flasin për “Mafia” në futboll

6 Prill 2014, 17:18Sport TEMA
A kanë të drejtë tifozët kur flasin për

Nga Gent Bino

“E shiti, e shiti”, degjoheshin thirrjet e tifozeve te Skenderbeut dje ne Stadiumin e qytetit te Korces. Tifozet nuk harrojne, megjithse presidenca korcare do ta mbyll ne heshtje ate qe ndodhi dje ne kete ndeshje.

Pas skandalit që ka ndodhur ditën e djeshme, në stadiumin “Skënderbeu” , në ndeshjen Skënderbeu-Tirana, që përfundoi me rezultatin 2-3, për të cilën tifozët akuzuan presidentin Ardijan Takaj, për shitje të ndeshjes, në rrjetet sociale, kanë vazhduar akuzat ndaj tij dhe një pjese të futbollistëve, që kanë marrë pjesë në këtë trukim.

Ditën e djeshme, tiforët korçarë, kanë postuar në rrjetet sociale duke u shprehur se nuk ka rëndësi, e shiti apo nuk e shiti ndeshjen Takaj, ekipi duhet të fitonte për tifozët.

Tifogrupi “Ujqërit e Dëborës” kishte përgatitur një koreografi për këtë ndeshje, kishin banderola dhe mjete të tjera, të cilat nuk janë lejuar nga policia të futen në stadium, ndërkohë që tifozët e Tiranës kanë futur ç’kanë mundur.

Pas golit të dytë, në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët korçarë në mënyrë demonstrative janë larguar nga stadiumi, duke akuzuar Takajn për shitje të ndeshjes, duke bërtitur “e shiti, e shiti”.
Ndeshja Skënderbeu-Tirana, është kthyer tashmë në një mollë sherri, midis tifozërisë dhe Takajt, i cili shpesh herë është akuzuar në media. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Neftchi Baku-së, ishte një nga ato ndeshje që u përfol shumë dhe u akuzua Takaj.

Stadiumi i Korçës, prej kohësh kishte numër të ulët tifozësh dhe për këtë arsye klubi disa herë kërkoi të bashkëpunonte me tifozët sepse ekipi ndihej i braktisur. Pikërisht në ditën kur tifozët korçarë u kthyen masivisht në stadium, nuk panë gjë tjetër veçse skenarin e radhës të Takajt dhe të një pjese të futbollistëve të ekipit.

Burime konfidenciale pranë klubit deklarojne, se klubi korçar i kishte një borxh Tiranës, kur e kishte ndihmuar atë për mosrënien nga kategoria. Ditën e djeshme, ultrasit kanë braktisur stadiumin, pasi u zhgënjyen nga “teatri” i turpshëm i Takajt, i cili mesa duket, do të ketë sezonin e fundit me Skënderbeun. Kjo pasi burime nga ekipi i Tiranës, theksojnë se Takaj shumë shpejt do të kalojë si donator tek ekipi kryeqytetas.

Mbrojtja e Tiranës toleroi sulmuesin Pero Pejiç të shënonte, për të qënë në krye të golashënuesve. Pejiç është një prej lojtarëve që së bashku me Takajn do të shkojnë me Tiranën.

Ndeshja e djeshme, tregoi edhe njëherë, problematikën e madhe dhe gjendjen e mjerueshme ku ndodhet futbolli shqiptar. Dhe ajo që është më problematike është fakti që Takaj, prej disa ditësh nxiti tifozërinë korçare dhe u premtoi atyre se nuk do të kishte tolerim ndaj kryeqytetasve, por nga ana tjetër, ditën e djeshme në ndeshjen Skënderbeu-Tirana, ndodhi ajo që ndodh çdo ditë me mallin që tregtohet në pazar.

Pas këtij akti të turpshëm dhe pse jo të dënueshëm dhe kriminal të një presidenti të akuzuar publikisht disa herë për trukime, manipulime të ndeshjeve, lindin pyetjet:

A egziston mafia në futboll?

A janë disa nga presidentët e ekipeve, të lidhur me trukime dhe shitje ndeshjesh?
A është Federata e përfshirë në këto afera të pista? Cila është e vërteta e ndeshjes Skënderbeu-Neftchi Baku, në Champions League, ku jane urdhëruar futbollistët të hapnin portën?

Çka ndodhur me ndeshjet që Skënderbeu ka luajtur jashtë?

Janë shumë akuza, që ngre çdo tifoz, çdo sportdashës shqiptar, i cili tashmë e sheh Takajn, si një nga njerëzit manipulatorë, i cili nuk është thjesht një sekser, por ideator dhe realizues i skandaleve të turpshme, si ai që ndodhi dje në Korçë.

A ka nevojë futbolli shqiptar për pseudobiznesmenë, që shkatërrojnë çdo ditë me duart e tyre futbollin shqiptar, që vrasin çdo ditë me manipulimet e tyre, përfitimet personale, tolerimet, trukimet apo shitjet e ndeshjeve, opinionin e sportdashësve shqiptarë, të cilët sapo kthehen në stadium për të parë ndeshjen, shohin sesi mafia e futbollit zgërdhihet në tribunë me rezultatin e paravendosur dhe xhepat e mbushur plot në llotot që luajnë në kompanitë aziatike.

Shteti shqiptar dhe Prokuroria në veçanti, duhet të hetojë në mënyrë të menjëhershme dhe të zbardhë këto veprime prej mafiozësh dhe njerëzve që manipulojnë dhe shkatërrojnë futbollin shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit duhet të marrë masa urgjente ndaj këtyre presidentëve, lojtarëve apo kujtdo tjetër të përshirë në këto skenarë, që kthejnë sportin magjik të futbollit në një “teatër” komik. “Ujqërit e Dëborës”, tifogrupi i Skënderbeut, tashmë ndihet i zhgënjyer, i tradhtuar dhe i talluar nga maskarada që ndodhi dje.

 

13 komente në “A kanë të drejtë tifozët kur flasin për “Mafia” në futboll”

  1. Ladi says:

    Nuk ka Rilindje per Sportin kjo ben muuuu

  2. Besi says:

    Te dashur bashkeqytetare korcare! Ky eshte vetem fillimi i serise se komedive te tjera qe na presin te shohim ne fushen e futbollit. Nga ato qe i pame edhe kur Skenderbeu dolli kampion para kater vjetesh…

  3. arjan says:

    BUDALLA NUK ESHTE TALKJA E MAKJA PO JENI JU QE I NDIQNI.PO SHKONI ORE PER KAFE APO PUNE TJETER E MOS HUMBNI KOHE NE STADIUMET SHQIPTARE SE NUK JA VLEN

  4. anonim says:

    Per sa kohe ne futboll do jene te perzier maskarenj si Rid Halili (donatori i Tiranes) e Takja i Skenderbeut, kjo pune keq e me keq ka per te shkuar.

    Jam plotesisht doakrd me Arianin qe budallenj jane ata qe akoma vene ne stadiume. Ajo qe sheh sot ne stadium eshte theater maskarenjsh e jo ndeshje futbolli.

  5. Felix says:

    Bravo Arjan 100% dakort me komentin tend,jan budallenj ata qe shik futboll shqiptar,kur ne kemi te gjitha hsllkat e shtetit te korruptuara deri ne fyt mendoni se cfar behet ne futboll,vetem per per fairplay nuk behet fjale eshte gjithcka fallco.

  6. TAIPI says:

    Ashtu e blete dhe kampionatin e Turpit para ca vjeteve.Ne çdo vend te botes do ju ishte hequr ai kampionat.Juventusit ja hoqen per ca telefonata kurse juve ju pa gjithe Shqiperia…Lepujt e Bores!!!

  7. Nona says:

    Zoti Gent Bino, si shpjegohet qe tifozeria korcare nuk reagoi keshtu kur para nje jave i fali ndeshjen Vllaznise ne Shkoder?? Keshtu qe i dashur Gent, mos e quaj skandal, dhe ben nje shkrim te tipit alla Lubonja, ku flet pa fakte, vetem ne ajer si te intereson ty. Shkrimi yt nuk vlen as sa nje kernacke.

    1. Murlani says:

      Jo Jo NONA vllaznia nuk eshte Tirana , Vllaznia ka fituar me loje edhe me rrezultat edhe ne Korçe dhe ne çdo fushe me merite se prodhon lojtar per vehte dhe per ekipet tjera , po te bashkoje shkodranet futet ne kupa te evropes , kurse Korça e Tirana jane ekipe mediash .

  8. Shqiptar says:

    Ecuditshme se si Tirana nuk denohet per asgje. Eshte i vetmi ekip qe pas 1990 fiton kampionate vetem me manipulime. Tifozeria e tyre del ne stadium me parrulla qe ne cdo vend te botes (sigurisht jo ne Shqiperi) do te ishin denuar ashper. “Per ju e rihapim Aushvitzin” ishte nje parrulle ne ndeshjen me Partizanin. Kush jane keta “naziste” prej Tirone qe na rihapkan nje kamp perqendrimi? Sigurisht qe eshte edhe DUKA me ta. Lum si Shqiperia qe edhe ne futboll po shkelqen si ne cdo fushe tjeter.

  9. astrit jegeni says:

    A e mendoni se po te mos jene keta te shume perfolurit “biznezmen mafioz” ku do te jete futbolli shqiptar?. Kete nivel qe kemi e kemi pikerisht nga keta ” mafioze”. A e dini se sa para jep shteti per futbollin? Shtrini kembet se e keni te gjate jorganin. Doni futboll te bukur e te ndershem, kur nuk keni lek, nuk keni fusha futbolli ne stadjume, nuk keni ekipe zinxhir, nuk keni fusha neper shkolla, lagje e fshat.

  10. dardajani says:

    Vetem ikja e Dukes ortakut te Takes ne biznes e shpeton futbollin.

  11. mitro says:

    Ne nje vend si Shqiperia ku cdo gje eshte e kriminalizuar,politika,drejtesia, biznesi,media, c’fare prisni ju nga spori,nga Duka qe eshte Enveri i futbollit shqiptar.Eshte thjesht nje comedi ku Duka dhe mafja pas tij ndryshojne aktoret duke fituar gjithmone ata dhe humbur sporti dhe qytetaret.N’a erdhi mire kur s’rame nga kategoria prej Bodes e Dukes para disa vjetesh ,n’a erdhi mire kur me pislleqe i morrem kampionatin Vlores dhe tani papritur kerkojme drejtesi.Ata qe drejtojne dhe manipulojne futbollin s’kane faj,jemi ne popull i “panxene”sic thoshte i Madhi NOLI prandaj ndodh kjo paturpesi.

  12. JULIANO says:

    nuk do shume mend per te kuptuar realitetin e shqiptareve dhe pse nuk avancon shqiperia as ne futboll as ne sport as ne politike as ne drejtesi as ne kulture dhe edukim as ne gje prej gjeje,pikerisht se leku e ka bere kete vend llumin e europes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje