Kosova nuk e fton Januzajn në 2 miqësore e radhës

5 Prill 2014, 14:01Sport TEMA

Kosova i mban të hapura dyert për talentin Adnan Januzaj, por nuk do t’i bëjë një ftesë zyrtare për dy miqësoret e radhës kundër Turiqsë dhe Senegalit. Konfirmimi vjen nga trajneri i kombëtares, Albert Bunjaki, sipas të cilit, mesfushori 19-vjeçar mbetet në objektivin e federatës, por nuk do të thirret për dy ndeshjet e radhës pas refuzimit që i bëri Kosovës për miqësoren e parë, e cila u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari” kundër Haitit.

Në një intervistë për të përditshmen kosovare “Express”, Bunjaki shton se Januzaj i ka të hapura dyert për kombëtaren e Kosovës dhe federata është në bisedime me të afërmit e talentit, por për të vendosur pikat mbi “I”, nevojitet një takim me lojtarin dhe të atin, që është edhe menaxheri i tij.

“Ftesa një lojtari i dërgohet kur puna është 90 për qind e kryer. Unë mund t’i dërgoj ftesë edhe Xherdan Shaqirit e Valon Behramit, por kjo nuk është e drejtë”, nënvizon trajneri kosovar, që shton gjithashtu se aktivizimi i mundshëm me Kosovën nuk përbën pengesë për Januzajn, pasi ai mund të luajë edhe për një kombëtare tjetër.

Ditët e fundit, çështja “Januzaj” është kthyer sërish në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të rritjes së kuotave të Belgjikës për ta përfshirë në listën e kombëtares që do të udhëtojë drejt Botërorit të Brazilit.

4 komente në “Kosova nuk e fton Januzajn në 2 miqësore e radhës”

  1. skela says:

    Dhe bene shume mire qe nuk e ftuan.

  2. Eri says:

    Ja kane bere mire, jo po t’i ulin dhe breket sic po ben FSHF-ja jone

  3. shqiptari says:

    po edhe ti besh ftese nuk vjen,mos na e nxirr sikur nuk doni ju,po thuaj nuk i bej ftese se nuk pranon te vije

  4. Uji i ftohte says:

    Babai i Januzaj qenka hidheruar sepse ftesa qenka shkruar ne gjuhen shqipe,sipas tij eshte dashur te shkruhet serbisht apo te pakten turqisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje