Skolari: Barcelona po e keqtrajton Neimar

4 Prill 2014, 13:54Sport TEMA

Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Skolari, beson se Neimar ka luajtur jashtë pozicionit deri tani për Barcelonën.

22- vjeçari ka marrë kritika shumë të mëdha për formën e tij, por është Skolari ai që e ka mbrojtur, duke thënë se trajneri i Barcelonës po e lë shumë prapa në formacion.

“Neimar nuk ka shkëlqyer te Barcelona sepse ata luajnë më ndryshe nga sa ai është mësuar.

Neimar është më i mirë kur ka hapësirë, por Barcelona po luan me të vetëm në krahun e djathtë.

Mediat spanjolle kanë një mendim tjetër për Neimarin, ato braziliane kanë mendim tjetër”, u shpreh Skolari.

6 komente në “Skolari: Barcelona po e keqtrajton Neimar”

  1. BERTO says:

    kete gje e di dhe bufi o skolari!nuk i heq as edhe nje presje deklarates tende.pervecse luan vetem ne krahun e djathte,por nuk furnizohet as 1/4 e messit.une dote thoja qe problemi i neimarit eshte messi!ne disa ndeshje qe nuk luajti messi,neimari shenonte nga2-3 gola per ndeshje.per mendimin tim neimar gaboi qe shkoi te barcelona.

  2. laert says:

    Big Phil gabon me ket deklarate. Neimar vuan problemin se Barca ka shume yje dhe neimar nuk ben dot diferencen sikurse e bente ne Brazil ku ishte lojtari me i mire ne ekip, kurse te Barca nuk eshte as ne 5 te paret.
    Te luash me Messi, Iniesta, nuk e ben dot diferencen. Kete e ka vuajtur david vija, ibra, sanchez etj

  3. A.J.Vlora says:

    Ska gje se doebej ne botror.

  4. Klajdi says:

    Eshte normale nje trajner te justifikoj perfaqesuesin e tij ne nje ekip,duke thene se nuk luan ne vendin e tij.Por ne ate vend zoteri luan lojtari me gjenial i botes,pra ne qender dmth te spostohet Messia dhe te luaj Neimar per qejfin tat keshtu.Loja e Barces e ka nje rrjedh keshtu qe po te spostohen pozicionet na del gje tjeter,prishen ekuilibrat.Neimar eshte i ri shume i talentuar dhe shume individualist stonon pak me lojen e ekipit por me kalimin e kohes do pershtatet aty ku kanevoje ekipi dhe jo ku i do qejfi Scolarit.

  5. Alby says:

    eshte e vertete kjo qe deklaron skolari por edhe ne ate pozicion Neymar po tregohet lojtari me i rendesishem te Barca sepse pervec golave, assistave te mos harrojme se ato penalltitet e messit jane marre prej tij, apo faulltat e shumte qe ai peson jane burim kartonash per kundershtaret.kush e shan e ka bere kete qe ne momentin qe ai firmosi me barcen dhe ska lidhje me realitetin.

  6. Uji i ftohte says:

    Per derisa eshte Messi ne Barcelone,Neimar do perjetoje fatin e Ibrahimoviqit,…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje