Gulit: Problemet e vërteta të Milanit janë paratë

1 Prill 2014, 14:42Sport TEMA

Ish-legjenda e Milanit, Rud Gulit, ka thënë se problemi i vërtetë i ekipit kuqezi nuk është trajneri apo administratori Adriano Galiani.

Sipas tij, problem është mungesa e parave, duke qenë se presidenti Silvio Berluskoni nuk po shpenzon më.

Gulit thotë se me 50 milionë euro, aq sa ç’shpenzon Milani, mund të blesh vetëm një lojtar të rëndësishëm, ndërkohë që në këto kohë duhen shpenzime shumë më të mëdha.

“Mendoj se problemi i Milanit nuk është Sedorf dhe as Galiani, por janë çështje në aspektin financiar. Kam lexuar që Berluskoni thotë se shpenzon 50 milionë euro në sezon, por këto para nuk janë të mjaftueshme për një klub prestigjioz si i Milani.

Presidenti duhet të shpenzojë më shumë, pasi në kohët moderne 50 milionë euro vlejnë vetëm për blerjen e një kampioni”, ka thënë ish-mesfushori holandez.

Ndërkohë, lidhur me Balotelin, Gulit është shprehur se ai është një sulmues i madh, por që ka probleme me veten.

 

3 komente në “Gulit: Problemet e vërteta të Milanit janë paratë”

  1. laert says:

    Futja kot, Milani nuk ka pse blen, mund edhe te mos shpenzoje por duhet te pakten te paguaje rroga te larte. Ne rastin e Pirlos Milani duhej thjesht te paguante rrogen dhe kaq, apo me Ibra dhe Thiago Silva.
    Milani jo nuk blen por nuk paguan as rroga.

  2. ardi-mamurrzaku says:

    GRANDE RUUD GULLIT,ke shume te drejte,milani duhet te sistemoje borxhet,dhe eshte ne rruge te mbare.
    Berlusconi dhe Galliani ja kane afruar dy tre here Milanin VAN BASTENIT,por ai e ka rifjutuar offerten e milanit thjeshte per mos investim nga ana e berlusconit.
    Tani jane zgjedhjet evropiane dhe Berlusconit i duhen vota,dhe ka premtuar se do te investoj.
    Nese Milanin nuk e blejne,ose shesin nje perqindje kuotash Arabve,ose Kinezve,nuk do te kemi kurre Milanin e viteve te arta,te tulipanve te mi HOLLANDEZ
    Lezuesit laert doja ti tjoja qe Pirlon Milanin e shiti jo per pagen e larte,por ngaqe kishin blere Montolivon,Glliani,dhe Allegri menduan qe Pirlo eshte gati per pension,dhe Montolivo si me i ri ishte nje garanci sipas tyre.
    Gabuan.
    FORZA HOLLANDA

  3. Ver Llapa says:

    Gjithe klubet qe duan te bejne hajer shpenzojne, keta gaxhgaunet e Milanit duan te kursejne. Ne fakt Berlusca dhe Galliani e kane vendosur aty ku i takon (mesi i tabeles) jane tifozet qe nuk pranojne realitetin. Fatkeqsisht i vetmi perjashtim i nje skuadre te madhe pa shume shpenzime eshte Atletico Madrid, por eshte nje rastesi e cuditshme. Vitin tjeter i blejne Diego Costa dhe behet grup me Milanin, mbajne njeri tjetrin me gajret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje