Pavarësisht fitores së vuajtur dhe shumë të rëndësishme në shifrat 3-2 kundër Parmës, e ardhur në minutën e 93-të, falë një goli të Antonio Kandrevës, Lorik Cana nuk gjen arsye për të buzëqeshur. Mbrojtësi i Lacios nuk e “kapërdin” dot atmosferën që ka pushtuar stadiumin “Olimpiko” prej disa javësh tashmë, me ultrasit që kanë vendosur të lënë bosh pjesën më të madhe të impiantit, derisa presidenti Klaudio Lotito nuk vendos që të dorëhiqet nga drejtimi i klubit, raporton Panorama Sport.
Dje, kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë e nisi ndeshjen si titullar kundër Parmës së Roberto Donadonit, por duke u spostuar në rolin e tij të vjetër, atë të mesfushorit shkatërrues, si rrjedhojë e mungesave të shumta në këtë repart. Si gjithmonë i ka dhuruar grintë ekipit, duke merituar edhe një karton të verdhë në minutën e 35-të, por në minutën e 66-të, me Parmën në avantazh, iu desh t’i linte vendin sulmuesit spanjoll Keita, i cili së bashku me Klosen dhe Kandrevën arritën që të kthejnë në favor të tyre takimin, por sërish në fund Cana me shokë e panë veten të vërshëllyer nga mbështetësit e tyre. Ky fakt nuk i ka pëlqyer aspak 30-vjeçarit që në emër të ekipit ka marrë guximin të dalë përballë gazetarëve dhe të “shfryjë” ndaj tifozëve të tij.
“Kjo luftë mes tifozëve dhe presidentit Klaudio Lotito po i bën keq skuadrës dhe askujt tjetër. Asnjëherë presidenti nuk ka theksuar se tashmë të gjithë lojtarët duan të largohen nga klubi, si rrjedhojë e kësaj atmosfere, por natyrisht që falë kësaj klime çdokush mund të bëjë arsyetimet në kokën e tij. Prandaj, nëse këto gjëra nuk zgjidhen shpejt, jam i sigurt se duke filluar nga unë i pari, shumëkush do ta mendojë realisht largimin nga skuadra, sepse këto zëra kanë nisur të pëshpëriten në dhomat e zhveshjes. – vazhdon Lorik Cana. – Unë dhe shokët e mi paguhemi nga klubi për të qenë profesionistë dhe për të bërë detyrën tonë në fushën e lojës, por më pas çdo lojtar mund të bëjë zgjedhjet e veta. Nëse i kam kërkuar klubit që të largohem? Jo, për momentin jo. Unë jam krenar i të qenit pjesë e një klubi me një histori të madhe dhe i lumtur që vesh këtë fanellë, por nëse gjërat nuk ndryshojnë, atëherë do ta mendoj realisht largimin tim”, – përfundoi futbollisti shqiptar.
Rruge e mbare! Per ke e mban veten more Lorik?! Ne qoftese je profesionist, leri te tjeret qe kan derdhur gjak per Lacion te flasin sepse behet fjale per nje perplasje te Ultras me klubin dhe nuk po flitet per gjokset e Rita Ores!
Mos Lorik,te lutem jo.
Mos e bej kete gje,per hater te gjithe shqiptareve qe mezi presin te shohin ne fushen e lojes karlleqet qe ben…
Po ik o Lorik,rruga e mbare dhe te fala te gjith atyre qe do i hapin rrugen nje brezi te ri lojtaresh qe vertet e meritojne uniformen e LACIO-s.
Sa keq ju vjen ketyre dy debilave per Lacion
Ik or Lorik nga Lacio , se ata te Lacios jane bajga dhe ekip rembythje
Shko ne Gjermani , apo ne Angli
o palikara nuk eshte forum grek ky kety por eshte shqiptar….keni gabuar hyrjen jeni ofsajt…cana eshte simboli i krenarise per cdo shqiptar dhe ne krenohemi me te…ju nuk jeni shqiptare…jeni 300…
o lorik Ateka kerkuar falje presidenti i LACIOS nese jo shum gabim
lorik ja kalon edhe gatuzos je yll
Lorik ti je sepse vlen ,liliç,kloze,e tje mbase nuk kane temperamentin e shqiptarit vendimet meri kur te jesh i qete e jo kur je nervoz.Njerzit paguhen per te vene bastoni su le rruote.Pershendetje vella.
Lorik i madh je
Pordhë…si gjithmonë…