Hitzfeld: Bajerni ka mundësi të bëhet ekipi i parë që fiton dy herë radhazi Champions-in

27 Mars 2014, 16:24Sport TEMA

Ish-trajneri i Bajern Mynih, Ottmar Hitzfeld, ka thurur lëvdata për trajnerin Pep Guardiola dhe ekipin e tij, duke thënë se ata janë favoritë për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët mbrojtën titullin e Bundesligas të martën, pas fitores ndaj Herta Berlin, dhe u bënë kampionët më të hershëm në histori të kampionatit gjerman.

Dhe, trajneri i Zvicrës, Hitzfeld, nuk ka ngurruar të shprehë admirimin për skuadrën dhe për trajnerin Pep Guardiola, ndërsa ka parashikuar se ata do të bëhen ekipi i parë në historinë e futbollit evropian që mbrojnë titullin e Ligës së Kampionëve.

“Gjithmonë është sensacionale kur një ekip thyen rekorde të tilla. Asnjë ekip nuk ka qenë kampion aq herët në një sezon.

Kjo është një performancë sensacionale nga Bajern. Pep Guardiola i ka bërë ata edhe më të mirë- një trajner i cili tashmë ka fituar gjithçka.

Për mua, Bajern është favorit për të fituar edhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Hitzfield.

9 komente në “Hitzfeld: Bajerni ka mundësi të bëhet ekipi i parë që fiton dy herë radhazi Champions-in”

  1. bendo says:

    E ka bere Milani me pare.

  2. Ver Llapa says:

    E kane bere tris Bayern dhe Ajax ne vitet ’70. Naten e mire se jam Qazimi.

  3. Profesori says:

    Keto ekipe e kane bere kur ky kompeticion quhej Kupa e Kampioneve dhe merrnin pjese vetem ekipwt kampione te cdo vendi.Kur ky u quajt Champions League asnje ekip se ka marre 2 here rradhazi o QAZIMMMM

    1. Ver Llappa says:

      Gamor ti, Gamor kush t’vuni,
      Kupa e Kampioneve eshte CHL

  4. Komputeri says:

    Behet fjale per UEFA CHAMPIONS LEAGUE dhe jo per kupen e kampioneve (European Champions Club’S Cup).

    Kjo e para zhvillohet qe ne vitin 92, dhe deri sot nuk ka arritur asnje skuader ta fitoj dy her rresht.

    Si eshte ajo shprehja: injoranca dhe trashesia rriten ne nje dege.

  5. Taku says:

    Pse ku eshte injoranca ketu?
    Atehere merrnin pjese vetem kampionet dhe padyshim ishte me e forte ,kurse tashme marrin pjese 2-3 apo 4 te parat.
    Nuk ishte me e forte dikur?

  6. gregory.uk says:

    E si mund te ishte me e mire kupa e kampioneve kur merte pjese kampionia e shqiperise qipros maltes etj bashke me realin milanin manchesterin dhe bie fjala nuk merte pjese barcelona bajreni etj

    1. Tom says:

      Po ne finale nuk ishte Partizani-Milan ?

  7. TOMS says:

    Behet fjale qe nga koha qe ka marre emrin Champions, jo per Kupen e Kampioneve qe ka qene emeri i pare i kompeticionit. Sqarim per ata qe e ngaterrojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje