Samer: Shaqiri, lojtar i rëndësishëm për Bajernin

25 Mars 2014, 15:20Sport TEMA

Drejtori sportiv i Bajern Mynih, Matias Samer, ka folur rreth se ardhmes së mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Lojtari shqiptar i Zvicrës, është i lidhur me largimin e tij në fund të sezonit nga bavarezët. Mirëpo Samer hedh poshtë mundësinë e shitjes së 22 vjeçarit.

Sipas Samer, ish ylli i Bazelit, është një rëndësishëm për të ardhmen e ekipit gjerman. Ai thotë se Bajerni kurrë nuk e ka menduar shitjen e Shaqirit, raporton Express.

“Është një lojtar i dobishëm në shumë pozicione. Ai është një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen tonë. Ne kurrë nuk e kem menduar shitjen e tij”, ka thënë Samer, transmeton “Kicker”.

Mesfushori me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit vëzhgohet nga Mançester Junaited, Liverpul, Inter, Napoli e Fiorentina.

4 komente në “Samer: Shaqiri, lojtar i rëndësishëm për Bajernin”

  1. llupemadh dumbefriri says:

    ore ky shalqiri nga eshte se si shume po ja kerkojne.

    1. Vlora emigrant says:

      nga elbasani

  2. TOMAS says:

    jo io more nga kapeqini

  3. TOMAS says:

    jo jo more nga kapeqini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje