“Topçinjtë gej”, UEFA mbyll një pjesë të stadiumit të Bajernit

24 Mars 2014, 14:58Sport TEMA

Bajern Mynih do të duhet ta mbyllë një pjesë të stadiumit “Allianz Arena” për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Mançester Junaited, pasi wshtw ndwshkuar nga UEFA.

Kampionët e Gjermanisë po ashtu janë ndëshkuar me 10 mijë euro, pasi tifozët e klubit shpalosën parrulla ofendues në takimin e fundit të Champions League ndaj Arsenalit, më 11 mars.

“Trupi Kontrollues dhe Disiplinor i UEFA-së ka vendosur të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit Allianz Arena.

Më saktësisht, mbylljen e sektorit 124 për ndeshjen e rashës të Bajernit në garën e UEFA, ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Mançester Junaited më 9 prill.

Dhe për të ndëshkuar klubin gjerman me 10 mijë euro për shpalosjen e një baneri të ndaluar”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të institucionit më të lartë të futbollit evropian.

Baneri në fjalë i ishte referuar Arsenalit me fjalët: “Topçinjtë gej” dhe kishte përfshirë një vizatim të vrazhdë të mesfushorit Mesut Ozil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje