Portieri i Barcelonës, Viktor Valdes, ka pranuar se ekipi i tij ka nevojë shumë për fitoren ndaj Real Madridit, për të vazhduar luftën për titull në La Liga.
Ndeshja do të jetë El Clasico i fundit për portierin në La Liga para se ai të largohet në fund të këtij sezoni dhe Valdes mendon vetëm për fitore:
“El Clasico do të jetë ndeshja e fundit e imja në Bernabeu si lojtar i Barcelonës. Unë kam shumë respekt për atë stadium. Një vend i mrekullueshëm për të luajtur futboll pasi tifozët i japin shumë përkrahje Realit, sidomos në El Clasico dhe secili lojtar ndihet në mënyrë të veçantë edhe nëse jeni kundërshtar i tyre”.
“Unë dëshiroj shumë që pas dy ditësh të them se kemi fituar sepse vërtet kemi nevojë për tri pikët për të vazhduar luftën për titull me Realin. Ashtu siç tha Iniesta, ne duhet që të sulmojmë e të luajmë drejtpërdrejt, ta mbajmë topin”, ka deklaruar Valdes.