Mbrojtësi i Real Madridit, Serxhio Ramos, ka deklaruar se ai mezi e pret ndeshjen ndaj Barcelonës, por habitet me faktin se janë tri ekipe në luftë për titullin kampion në La Liga.
Kapiteni dhe mbrojtësi i Real Madridit është i gatshëm për “El Clasicon” e të dielës, që thotë se e gjen Barcelonën në një përgatitje e sezon fantastik, pavarësisht disa kritikëve që thonë se dominimi i tyre ka ardhur drejt fundit:
“Barcelona ka një sezon fantastik, ndoshta njerëzit janë mësuar t’i shohin ata në luftën për titull, por është e pazakontë të jenë tri ekipe në garë për titull me numrin e pikëve që kemi fituar deri tani këtë sezon”, ka theksuar Ramos, raporton Telegraf.
tri apo tre? o gazetare pse nuk shkruni ne gjuhe letrare. ose nqs ju ka qefi te shkruani gegenisht shkruajeni sic duhet nqs eshte gazete serioze
e keni degjeneru hahahahahahah