Partizani fton Ramën për derbin, Tirana kundërpërgjigjet me Bashën

21 Mars 2014, 15:19Sport TEMA

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë i pranishëm në stadium për të ndjekur derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana.

Ftesën mësohet t’ia kenë bërë të kuqtë dhe Rama ka pranuar me kënaqësi, raporton “Sport Ekspres”.

Kaq i është dashur Tiranës për t’u kundërpërgjigjur.

Bardheblutë mësohet të kenë ftuar kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha.

Ai ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, por Tirana beson se nuk do të mungojë.

Basha nuk ka qenë në stadium që prej majit të vitit 2012, kur bardheblutë festonin Kupën e Shqipërisë përballë Skënderbeut.

Mbetet për t’u parë nëse do të pranojë ftesën e marrë për të ndjekur nga afër derbin e të shtunës në mbrëmje, Partizani-Tirana.

Edhe pse, për Bashën do jetë pak e sikletshme të shfaqet në stadium për të ndjekur Tiranën, duke parë se si e ka katandisur ekipin bardheblu, që ndryshe nga herët e tjera, tashmë lufton për mbijetesë.

 

9 komente në “Partizani fton Ramën për derbin, Tirana kundërpërgjigjet me Bashën”

  1. LEDRI says:

    hahhaa shpresoj mos te kete probleme se eshte super gallat ? do e promovonteshume sportin

    1. rixa says:

      Tirona o me Ramen o daku

  2. Denonco says:

    do ta shikoje Basha ftesen e Tirones kur te vijne zgjedhjet e sdo te kete me as Ristanin me shoke e as Partine Komuniste aleate…

  3. Rebeli says:

    T’ja leme sportin sport-dashesve.Mos ja prishim bukurine me shemtine e politikes.

  4. Bakër Bitum Zinku says:

    A do i veshi sytjenat Lul Reçipeta?
    Apo do ket veç thonga…..

  5. alesio says:

    Une jam tifoz i TIRONES, tifozat e partizonit mund te ftojne ke te dun por vetem Lulin jo dhe nuk besoj we e kane bo, per faktin se kane dale disa here ne proteste kunder bashkise se Lulit. Tirona me e dobet ne histori eshte qe kurr e mori Luli ne administrim.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Futbolli duhet te dale sa me shpejt nga “kthetrat” e shtetit.
    Jemi nga te paktat vende ne bote ku superligen e financon shteti,sigurisht nepermjet “Presidenteve” te klubeve.
    Ne tribune ka vend per te gjithe sportdashesit,por kryesoret nuk jane politikanet.
    Nje nga pikat me te dobeta te kesaj qeverie eshte se sportin e quan vrimen e fundit te kavallit,duke emruar per sportin njerez qe s’kane asgje te perbashket me te.Emertesa Ministria A.dhe Sportit eshte nje apendiks jo funksional,ku emeroen njerez politik.

  7. epic says:

    Tifoze injorante. Therrasin per ti perfaqesuar Bashen ate qe i shkaterroi ekipin.

  8. Kritiku says:

    Tifozat e Tirones, nuk duan ta shikojne Lulushin me sy dhe jo ti bejne ftese. Ftese i kane bere vetem servilat dhe bashkepunetoret e Lulushit. Ata qe e shkaterruan Tironen bejne te tilla ftesa. Ndersa tifozet e thjeshte mezi presin qe tia shkelin fytyren me kembe njeriut hipokrit, sic eshte Lulushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje