Dhuna në Ballsh, Bylisi përjashtohet nga Kategoria Superiore

19 Mars 2014, 16:36Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka përjashtuar nga Superiorja ekipin e Bylisit, duke e zbritur direkt një kategori më poshtë, ndërsa i ka dhënë tri pikët në tavolinë Lacit. Po ashtu, presidenti i klubit mallakastriot, Besnik Kapllanaj, është përjashtuar përgjithmonë nga çdo lloj aktiviteti sportiv, raporton “Panorama Sport”.

Komisioni në fjalë është treguar tepër i rreptë me çka ndodhi në Ballsh fundjavën e kaluar, duke paralajmëruar kësisoji edhe precedentë të tjerë të mundshëm në kushtet kur gara sa vjen e po ashpërsohet më shumë, nisur nga fakti se katër skuadra bien direkt nga Superiorja, ndërsa shumë prej tyre rrezikojnë mbijetesën. Disiplina, e mbledhur këtë të mërkurë, mori në shqyrtim problemet disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe kërkesat e paraqitura. Komisioni, pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, i diskutoi cështjet në tërësi, në përfundim vendosi:

– Ekipi i KF “Bylis”, për dështim në organizimin e ndeshjes dhe përmbushjen e pergjegjësive, bazuar në nenet 29, 64 dhe 65.2 të KDS dënohet me përjashtim nga kampionati dhe zbritjen një kategori me poshtë, si dhe humbjen e ndeshjes në tavolinë me KF “Laci “, me rezultatin 3-0.

– Zyrtari i KF “Bylis”, Besnik Kapllanaj, për dhunë fizike ndaj zyrtarëve të ndeshjes me pasoja të rënda për shëndetin, përjashtohet përgjithmonë nga cdo aktivitet sportive, bazuar në nenin 49.2/b të KDS.
Komisioni i Disiplinës vlerëson se kërkesa e KF “Bylis“ në lidhje me lojtarin Olsi Teqja

nuk është në kompetencë të tij për t’u shprehur. Palët duhet t’i drejtohen Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve“.

16 komente në “Dhuna në Ballsh, Bylisi përjashtohet nga Kategoria Superiore”

  1. Hm... says:

    Ne parim, ndeshkimi per lojtaret eshte I tepruar. Mund te denohet fusha, te hiqen pike, trajneri etj etj por jo te merren me djersen e lojtareve dhe shpirtin sportiv te nje komuniteti qe ndoshta me ato ndeshje thyenin sadopak monotonine dhe stresin e perditshem te jetes. Nese zihen mitingashet, nuk kemi pare te perjashtohen partite nga garat elektorale. Keto denime ne mase jane cdo gje pervecse te nisura nga parimet.

    1. Hysni dajaku says:

      Po ne Kerr ngjarje nuk u turr gjith Mallakastra me hunj ne krah ,,Besua qe beri veprimin te denohet!!kjo eshte veper e paster penale dhe nuk ka pse te jepet ky denim!!!nese ne ngjarje eshte perfshire publiku dhe lojtaret ather te merrej masa ekstreme!!jo nje kategori me posht por te “shfryhen”edhe topat e futbollit ne Mallakaster:).ky denim eshte si Pune e atyre te Sali Berishes ku per te ndaluar trafikun u hoqen gjith skafet nga deti!!sipas kesaj llogjike nese Kryetari Bashkise Ballsh kapet me shprjtesi ne rruge me makine,,gjith shoferat e Mallakastres do u hiqen makinat!!Po policia e Rilindjes pse e lemon Beson te bred hi me uh ne krah neper stadium??

    2. ortes says:

      Ky eshte nje DENIM KOLEKTIV I PA PRECEDENTE ME PRAPAVIJE TE THEKSUAR POLITIKE!!
      Ne Peqin dhe Lac jane bere POSHTERSIRA SHUME HERE ME TE MEDHA dhe po kjo FSHF ka dhene denime minimale!!!
      Pse duhet te NDESHKOHET SKUADRA E BYLISIT???
      Cfare FAJI KA SKUADRA E BYKISIT kur presidenti i saj ka SHKALLUAR???
      NUK KA DENIME KOLEKTIVE,por individuale!!!
      Denime te tilla nuk jane dhene as ne “DIKTATUREN” KOMUNISTE!!!
      Doemos keto denime jepen meqe DUKA u “RIZGJODH” unanimisht dhe tani nuk ka nevoje per ekipin e Bylisit per 4 vjet!!!
      APELOJENI dhe tifozet ballshiote te mos HESHTIN para kesaj POSHTERSIE FASHISTE!!!

  2. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkk……….

    1. Heroni says:

      Gjalle qenke mor abrash.

    2. Ilir Hoti says:

      Dil nga shpella o rrotkarigrek..ka dale dielli..Civilizimi ka ecur shume perpara Jemi ne shekullin 21..Dielli ti verbon syte o krijese hibride…mutacionesh

  3. fieraku4u says:

    MIRE JA BENE KETIJ KAPLLANAJ, SE E KTHYEN FUTBOLLIN NE AREN LUFTE DHE KU LUHET SKEDINAT.

    PRANDAJ STADIUMET SHQIPTARE JAN BOSH NGA SPORT DASHESIT.

  4. Atdhetari says:

    Pamvaresisht se nuk ka pasoja pa shkak vendimi duket i drejte !

  5. Shoku i klases says:

    Shume mire e kane bere qe i kan denuar,pse car eshte fushate elektorale zotni hm? Futbolli eshte sport ashtu sic e cileson dhe ti,qe thyejne monotonine e kohes qe me strese qe po kalon ky popull. Atehere te ngrihet vet populli e ti denoje e ti denoje keta bazhibozuk president klubesh, le te behet nje shembull ky denim, e do behej mire qe denimi te ishte i pa revokueshem.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Sherri duhet te reduktohej midis Çeles dhe Kapllanit !
    Kapllani te ndiqet penalisht,po qe se Çela ben denancimin ne gjykate.
    Sa per Çelen,nuk kam keqardhje,duhet te largohet nga FSHF-ja,ose te jap dorheqjen,goditja e tij ka nje shkak,mendoj se ai eshte nje nga njerzit e trukimeve te ndeshjeve ne futbollin shqiptar.

  7. infermieri says:

    Hajde se pas ketij e kane radhen dash sulat e peqinerat e laçerat etj etj.

  8. bisha says:

    Ha ha ha qa bahet ktu mer bisha me vjen keq per bylysin nuk eshte e drejte te paguajne 30 futbolliste e drejtues per nje qe spo ja them emrin, para laci

  9. Mallakastrioti says:

    @@@@Keta “Te Mdhenjte” qe i “Pacim” sa Malet “Hoxhares”, mbeten Kurva te Allishverisheve me Lidhje te thella ne Politike..
    1-Denimi i “Mallakastrioteve” eshte i padrejte, akoma edhe Besua nuk duhej te jepte Doreheqjen nga Drejtimi i Klubit..
    2-Eshte thjesht nje ceshtje Penale e Rendomte, dhe munde te konsiderohet edhe Thjesht “Personale” midis Besos dhe “Te madhit”, por jo dhe te ju japim Pike Dhurate Lacit apo edhe ndonje Skuadre Tjeter..
    3-Duket se “Ndeshkimi” i Mallakastrioteve behet me Qellim, por me qe keta te “Mdhenjte” marrin Vendime te Tilla, ne kendej na Mallakastra themi “Te na i rruani” dhe mos u kruani me Mallakastriotet, se Historia Perseritet…Legena..filluat me penalizime ju…
    @@@Te jesh Mallakstriot eshte Privilegj dhe krenaria e Mallakastrioteve nuk bie nga “Ndeshkimet” e Legenave….lol

  10. artan says:

    Po Sequi dhe Arvizu a jane dakord?

  11. Pipi says:

    Mendoj se duhen zbatuar rregulloret, larg sentimentalizmave dhe deshirave me tifozllek. Meqenese me pare nuk jane zbatuar nenet e rregullores per ndonje rast analog, nuk do thote se ato nuk duhet te zbatohen pafundesisht. Keshtu i hapet rruga vazhdimesise se dhunes, sic edhe ndodhi ne Ballsh me tifozerine gurhedhese ballshiote, me ne krye “trimin” Kapllanaj. Keto rregullore jane pranuar nga vete drejtuesit e klubeve dhe, se pari, duhen zbatuar nga vete ata.
    Por, si mund te pranohet gangsterizmi i ish presidentit B.Kapllanaj, i cili, ka paturpesine dhe del te jape deklarata ne median vizive? A e mendon ai, ne ndergjegjen e tij, se cfare shembulli jep me veprimet qe kryen faqe te gjitheve tek brezi i ri? Sigurisht, qe ne kete katrahure ku ka hyre futbolli yne, nuk eshte Kapllanaj i vetmi drejtues klubi qe i jep shkelmin perfundimtar sportit me te dashur te shqiptareve, por, nese jepen te tilla denime shembullore, eshte e sigurte qe raste te tilla do te minimizohen deri ne eliminimin e plote te tyre.
    Te mos behemi zemerbute ndaj rasteve te tilla, por t’i denojme ato me force, pa pare se cfare ngjyre flamuri perfaqesojne tipa te tille qe s’kane asgjete perbashlet meqellimin primar qe ka sporti, futbolli.

  12. Denonco says:

    mire ja bene, madje burg per kedo qe guxon te preke kend. Monstrat qe na felliqen e qe na e kane shpif futbollin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje