Alban Meha, lojtari i muajit shkurt

18 Mars 2014, 14:44Sport TEMA

Alban Meha është vlerësuar lojtari më i mirë i muajit shkurt në Bundesligën 2, por njëkohësisht edhe golashënuesi i këtij muaji me 5 gola. Mesfushori i Paderbornit ka fituar zemrat e tifozërisë gjermane falë magjive dhe golave të tij spektakolarë nga goditjet e dënimit apo nga distanca, raporton “Panorama Sport”. Si çdo muaj sajti zyrtar i Ligës 2 “liga2-online.de” shpall fituesit nga votimi i tifozëve.

Në muajin shkurt, Alban Meha ka marrë 40 për qind të votave. Kurse në vend të dytë u rendit portieri Jasmin Fejziç i Alenit me 30 për qind të votave. 27-vjeçari nga Mitrovica ka shënuar 9 gola këtë sezon, por 5 prej tyre vetëm në 4 ndeshjet e fundit nga goditje dënimi. Golat më të vlerësuar kanë qenë dopieta ndaj Bohumit (4-1) dhe goli trepikësh 1-0 ndaj Këlnit. Gjithashtu, Meha shënoi një gol ndaj Bilefeldit (4-0) dhe një gol ndaj Mynih 19860 (2-2). Notat për performancën e tij kanë qenë maksimale nga mediat gjermane, në veçanti nga sajti zyrtar i Ligës 2 dhe gazetës prestigjioze “Kicker”. Vlen të përmendet se Meha është edhe një lojtar “fair-play”, i cili ka marrë vetëm dy kartonë të verdhë. Sjellja e tij ka qenë shembullore. Vlen të përmendet edhe goli i tij i jashtëzakonshëm me kombëtaren shqiptare në fitoren 2-0 ndaj Maltës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje