Super Shkëlzen Gashi. Mesfushori me tipare sulmuese i Kombëtares shqiptare ka shënuar tre gola në fitoren e djeshme 4-2 të skuadrës së tij Grasshopers ndaj Sionit të Vullnet Bashës (nuk ishte as në stol). Gashi do të hapte serinë e golave në minutën e 22-të: Kaio gjuan në drejtim të portës, por portieri nuk arrin ta zotërojë topin. Aty gjendet në momentin e duhur pikërisht Gashi, i cili fut këmbën duke e dërguar topin në rrjetë. Por, shou i Gashit sapo ka filluar. Minuta e 29-të dhe Ben Khalifa, pasi kalon në të majtë të sulmit, kroson në zonë, aty ku Gashi gjuan me kokë një parabël të paarritshme për portierin duke i dyfishuar shifrat. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në të dytën, është sërish Gashi protagonist, teksa gabon një penlalti në minutën e 48-të. Topi u ndal në tra. Sakaq, miqtë arritën të barazonin falë dy golave të Leo Itaperuna në minutat 56 dhe 61. Mirëpo, në minutën e 66- të është Dabur, që e kalon sërish Grasshopersin në avantazh dhe është pikërisht asisti i Gashit. Ky i fundit hyn në zonë nga e djathta e sulmit të Grasshopersit, pason tokazi, aty ku Dabur shumë pranë portës nuk gabon. Ndërsa, në minutën e 81-të, Gashi do të vuloste rezultatin. Në këtë aksion do merrte pjesë edhe lojtari tjetër i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, i cili hyri në fushë në minutën e 45- të në vend të Ben Khalifa. Pas një kundërsulmi, Abrashi pasoi me kokë në të majtë për Gashin, i cili sapo futet në cepin më të largët të zonës, lëshon një predhë në diagonale me të majtën, me topin që u ndal në trekëndëshin e majtë të portierit. Super, supergol i Gashit, i cili nuk e fsheh më pas edhe emocionin e kësaj triolete. “Ishte tripleta e parë e imja në Zvicër, por nga tre golat më shumë më pëlqeu i treti. Për momentin jemi në vend të dytë, por kemi ende shpresa për të fituar titullin. Do të bëjmë të pamundurën deri në javën e fundit të kampionatit”, – ka pohuar fillimisht mesfushori kuqezi në një prononcim për “Panorama Sport”. Më pas, ai ka folur edhe për Kombëtaren shqiptare, duke lëshuar një lloj akuze indirekte karshi trajnerit De Biazi. Sipas tij, ishte e pakuptueshme fakti që ai u la jashtë skuadre për miqësoren me Maltën.
“U befasova që nuk u grumbullova në Kombëtare për ndeshjen me Maltën. Nuk kam folur me trajnerin De Biazi, por dua të sqaroj se unë e refuzova Zvicrën për të luajtur për Shqipërinë, ndërsa tani nuk grumbullohem. Porsa i përket debatit mes Shqipërisë dhe Kosovës, e kam vendosur të mbroj ngjyrat kuqezi, pra të Kombëtares shqiptare. Ujkani? Secili duhet ta dijë vetë të ardhmen dhe të vendosë për të, ndaj nuk më takon mua të paragjykoj vendimin e tij”, – përfundoi Gashi.
Për momentin, Shkëlzen Gashi është golashënuesi më i mirë i Grasshopersit me 9 gola, si dhe i katërti në listën e goleadorëve të elitës së futbollit zviceran, pas Gavranoviç (Zyrih) e Martinez (Jang Bojs) me 11 gola dhe Streler (Bazel) me 10 gola.
E refuzove Zvicren per Shqiperine dhe tani c’fare do? Te te varim nje pale koqe ne qafe si medalje? E bere MINIMOMIN, nuk e mohove gjakun shqiptare, jemi miliona te tille dhe nuk kerkojme asgje!
Deshira per te veshur fanelen KUQ E ZI nuk mjafton, duhet te jesh edhe TALENT! Pasi tregove se mund te besh diferencen ne fushe, ndoshta ne te ardhmen do te japim fanelen, por mos na shit pordha se kinse je Skenderbeu.
L0pa qe koke mroe djal ncncnc
Ne nje gasete shqiptare duhet te komentosh ne gjuhen shqipe ore kopil turku!
Ky talent dhe golashenues i rralle, duhet te shkoj te luaj per Kosoven,pasi mafiozi italian nuk ka lidhje me futbollin dhe lojtaret e mirefillt.Per kete Shqiperia nuk arrine dot te kualifikohet per kampionatet europiane dhe boterore.Ne kombetare kemi lojtare te dobet qe nuk shenojne fare,sillen si mbreter futbolli,por nuk munden fare.
Shum mir që ka shënuar , kombtares i duhen galashënues, mirpo nuk e kuptoj pse grumbullohen lojtarë që së paku as nuk janë standard tek ekipet e tyre përkatëse!!!
Secili mund të pretendoj të grumbullohet me kombtaren, ndoshta është një ndër 3-4 lojtarët e kombtares që ka refuzuar një tjetër, të tjerët luajnë për ne ngase nuk i do kush tjetër!!!
Mos gjykoni me patriotizma fallco, nëse e meriton të luaj le të luaj pikë.
Dashuria për atdheun nuk është patriotizëm, ajo është obligim qytetar.
Meritorët le të luajnë …