Alesandro Del Piero pritet që t’i japë fund aventurës së tij në Australi.
Sipas mediave italiane, në fund të sezonit ish-kapiteni legjendar i Juventusit do të largohet nga ekipi i Sidneit.
Shkak për këtë është bërë fakti se drejtuesit e Sidneit kanë rrefuzuar kërkesat ekonomike të numrit 10.
Për këtë arsye, me shumë mundësi Del Piero nuk do të vazhdojë më karrierën e vet në Australi.
Edhe pse tashmë i ka kaluar 37 vjet, Del Piero pritet që të vijojë karrierën e vet futbollistike.
Sipas të gjitha gjasave, ai do të transferohet në SHBA, ose në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka shumë fansa.
Ndërkohë, një tjetër lajm i keq për Del Pieron është vendimi i Federatës Australiane të Futbollit, e cila kërkon nga ai që të mos përdorë më shiritin e kapitenit me të dhënat e personalizuara, pasi sipas saj, kjo është një reklamë e pastër nga ana e numrit 10.
Del Piero sakaq ka munguar në ndeshjen e sotme të Sidneit kundër ekipit të Besart Berishës, Brisbarn, e cila ka përfunduar në barazim 1-1.
Ka qenë pikërisht futbollisti shqiptar protagonisti absolut i ndeshjes, pasi përveçe ka shënuar golin e barazimit, ka dalë edhe me karton të kuq.