Hasi: Në Shqipëri mundim çdo kundërshtar

12 Mars 2014, 14:33Sport TEMA

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Besnik Hasi është emëruar trajner i skuadrës më të suksesshme belge, Anderleht. Ai këtë detyrë e morri pas shkarkimit të ish-trajnerit De Brum të cilit i munguan rezultatet. Në intervistën për “Gazetën e Sportit”, Hasi tregon më tepër për emërimin e tij duke thënë që nuk ishte e befasishme, pasi skuadrës i mungojë vazhdimësia në kampionat. Ish-mesfushori u shpreh se Anderlehti ka nevojë të rikthejë mentalitetin e fituesit dhe lojtarët duhet të kuptojnë peshën e fanellës që ka 32 herë kampioni i Belgjikës.

Ai nuk lë pa komentuar edhe shortin për eliminatoret e Evropianit të Francës, ku Shqipëria bën pjesë në grupin I. 42-vjeçari thotë se kombëtarja ka punë të vështirë, por mendon se duhet të besohet në kualifikim. Për punën e trajnerit De Biazi, Hasi ka vetëm fjalë të mira. Sipas tij, italiani ka rritur të bëjë bazën e skuadrës për vitet në vazhdim që ishte shumë e rëndësishme pas largimit të disa nga senatorëve.

Gjakovari mendon se trajneri aktual i Shqipërisë ka mbledhur afër ekipit lojtarë cilësorë, sidomos në repartin e mesfushës. Ish-numri 6 i kombëtares ka komentuar edhe debatet Shqipëri-Kosovë dhe faktin nëse lojtarët më origjinë nga Kosova duhet të braktisin Shqipërinë. Ai mendon se zyrtaret e federatave duhet të ulen dhe të bisedojnë në mënyrë që të dy skuadrat të mos dëmtohen, ndërsa ka pasur edhe një mesazh për gjithë ata që sulmuan Lorikun pas deklaratave të tij për një kombëtare duke ju thënë ta lënë të qetë.

Si e pritët emërimin tuaj si trajner?

Me thënë drejtën nuk ishte diçka që nuk e prisja. Skuadra pati një periudhë jo të mirë ku na munguan rezultatet dhe shkarkimi i De Brum ishte çështje ditësh. Unë nuk do doja ta merrja në drejtim skuadrën në këtë kohë, pasi do preferoja para fillimit të kampionatit, por në momentin kur mu propozua ky post atëherë nuk mund ta refuzoja. Klubi vendosi për mua duke pasur parasysh edhe faktin që jam vite këtu dhe njoh shumë mirë lojtarët dhe ambientin në përgjithësi.

Cilat janë objektivat tuaj me Anderlehtin?

Fillimisht skuadra ka nevojë të rikthejë vetëbesimin dhe mentalitetin e fituesit. Djemtë duhet ta dinë që luajnë për një skuadër të madhe, fanella e së cilës peshon shumë. Ne nuk kemi pasur vazhdimësi në rezultate dhe synoj që të rikthej ekipin në rrugën e fitoreve. Duhet të bëjmë kujdes sepse skuadrat që kemi pas janë shumë afër me pikë dhe nuk tolerohen gabimet. Në këto javë të mbetura duhet të bëjmë maksimumin.

Ju jeni në vendin e tretë aktualisht, mendoni se mund të arrini Championsin?

Nuk e di nëse do arrijmë apo jo, por, siç e thashë edhe më parë, skuadra ka nevojë të rikthejë besimin në vetvete dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë këtë pozicion në klasifikim nga skuadrat që kemi mbrapa. Anderlehti meriton të jetë më mirë për shkak se ka historinë. Do të shohim në vazhdim nëse do ia dalim apo jo.

Flasim pak për kombëtaren. Besoj e keni ndjekur shortin e EURO 2016, sa mendoni se kemi shanse për kualifikim?

Me thënë sinqerisht, kur kuptova që UEFA kishte ndryshuar rregullat për këtë Evropian duke rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse në plus tetë, jam gëzuar sepse mendova që Shqipëria mund të arrinte kualifikimin, por kur pashë shortin prapë u bëra pesimist. Është vërtet vështirë, kundërshtarët janë të një niveli të lartë, por asgjë nuk është e pamundur. Duhet ta dimë që në Shqipëri, kushdo qoftë kundërshtari, ne mund të fitojmë pasi kemi edhe përkrahjen shumë të madhe. Kemi treguar se mund të marrim pikë edhe jashtë fushës sonë përballë kundërshtarëve të mëdhenj siç është Portugalia dhe mund të përsërisim historinë.

Mendoni që kualifikimi është ëndërr apo objektiv?

Do të thosha që ta kemi objektiv dhe ta ëndërrojmë në të njëjtën kohë. Ne duhet të besojmë tek skuadra dhe tek kualifikimi sepse kjo është primare. Skuadra ka lojtarë të mirë dhe kas pasur rezultate, por lojtarët duhet të karikohen në masën e duhur dhe të mos ngatërrojmë me pasionin, sepse pasioni i madh mund të çojë në dështim. Duhet të luajmë ftohtë në fushë dhe të mos krijojmë pritshmëri të mëdha sepse edhe zhgënjimi më pas mund të jetë më i madh.

Si e shihni kombëtaren e De Biazit, tashmë kur italiani ka lënë dy vite punë në bankinën kuqezi?

De Biazi ka bërë vërtet një punë të mirë. Mendoj se ai erdhi në momentin e duhur në Shqipëri. Nga kombëtarja atëherë u larguan disa nga lojtarët kryesorë si Skela e Lala, dhe ai nisi punën për të gjetur pasardhësit e tyre. Unë kam parë ndeshjen e fundit me Maltën dhe më kanë pëlqyer shumë. De Biazi ka grumbulluar afër vetes disa individë që mund të ndihmojnë shumë kombëtaren në të ardhmen, me pak fjalë mendoj se është krijuar baza e skuadrës. Nëse shihni edhe eliminatoret për Botërorin e këtij viti atëherë Shqipëria ka pasur paraqitje të mira, përjashtim kanë bërë vetëm tre ndeshjet e fundit ku na munguan dhe rezultatet.

Cilët lojtarë mendoni se duhet udhëheqin Shqipërinë drejt EURO 2016?

Padyshim se kapiteni Lorik Cana. Ai është njeriu i duhur për të prirë kombëtaren sepse ka shpirtin luftarak dhe cilësitë e duhura për të bërë një gjë të tillë. Deri më tani e kemi parë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë për Kombëtaren sepse luan me zemër. Më ka pëlqyer edhe Migjen Basha kundër Maltës, ai është shumë i qetë në fushë, siç më kanë befasuar për të mirë edhe partnerët e tij në mesfushë, Kaçe dhe Rama. Përgjithësisht reparti i mesfushës është në nivel, pasi historikisht këtu kemi qenë shumë mirë, nuk e diskutoj se të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, por kur mesfusha është mirë atëherë ka më shumë siguri në skuadër. Mendoj se edhe mbrojtja është solide dhe e qëndrueshme. Ekipi është rinuar dhe ka më tepër cilësi, na nevojiten disa lojtarë edhe për repartin e sulmit dhe kompletohemi.

Kur jemi tek Loriku, ai u kryqëzua nga mediet e Kosovës për disa deklarata të tij për një kombëtare, si i keni parë ju këto debate?

Unë them që Lorikun duhet ta lënë të qetë. Ne jemi një dhe duhet ta kuptojmë këtë gjë. E mira ishte të kishim një kombëtare të vetme, por rrethanat e krijuara tashmë në bëjnë që të kemi dy skuadra. Secili lojtarë është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij se për kë duhet të luajë, por kjo nuk duhet që të dëmtojë njërën palë. Në kohën kur kam luajtur unë nuk kemi pasur debate të tilla dhe jemi fokusuar vetëm tek loja, prandaj do ishte mirë që këto të përfundonin sa më parë që të mos krijohet ndonjë përçarje e panevojshme.

Kush mendoni se është zgjidhja për këtë situatë?

Zgjidhjen e kanë në dorë dy federatat, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës. Ata duhet të ulen dhe të bisedojnë në mënyrë që të rregullohen gjërat. E thashë që lojtarët janë të lirë të vendosin për fatin e tyre, por nuk duhet të ndërmerren veprime të cilat do të dëmtonin njërën ose tjetrën skuadër.

9 komente në “Hasi: Në Shqipëri mundim çdo kundërshtar”

  1. kashi says:

    van den Brom e ka emrin ish traineri i anderlecht( dhe jo anderleht)
    me gjithate i urojme suksese

  2. Ariu i murmë says:

    Bravo, Hasi ! Ky është sukses i vërtetë nga një shqiptar, të bëhesh trainer i Anderlehtit dhe jo “pordhë” të ndryshme që dëgjojmë çdo ditë…

  3. Djaloshi USA RKS says:

    Po me vjen mire qe nje shqiptar nga Kosova po ju mban ligjerata te lumt Besnik edhe uroj nje dit do do behesh trajner i Shqiperis ose pse jo kryetar i federates e meriton je njeri i bashkimit e jo i peqarjes se shqiptarve te lumt

    1. Argita_B says:

      Nuk e kuptoj perse duhet ta theksosh qe eshte shqiptar nga Kosova!! Ne Shqiperi nuk themi ndonjehere shqiptar nga Shqiperia kur prezantohemi!!
      Kush e ndjen veten shqiptar nuk ka perse te preçizoje se nga cila krahine eshte pasi nuk po paraqitemi ne gjendjen cicile!

      1. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

        Argita se fundmi dhe nje koment ARI ?

  4. kulla bjeshkve says:

    Djale i mencur dhe i zoti.

  5. Putini pri Pekini says:

    Ala vazhdojn t pordhnojn shqiptart a??
    Po ne sikur ja kem blloku shqiptarve brimat e sumave me hajdarat tane superdimansionale!!
    Aha! Kem harru t,ja zejm edhe gërrmazet shqiptarve!
    O burra!o djemt e globit!!
    Pergatisni hajdarat ,ngrefini fort se na presin ca gojore . Jan ca shqiptarë gojhap,gati si kurvat me komperpjet !
    Pasketaj, bytha e bllokume, goja e taposme,dhe si rrjedhoj s do ngjojm më pordh shqiptarsh qurrashe!

    1. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

      Ama nuk thone kot se grekerit gay jane, vetem ke hajdarat, sumat e gojoret mendjen e mbani….pune aziatesh me

  6. Djaloshi USA RKS says:

    Mos me keqkuptoni ju shqiptar te ndershum komentin me pare e kam bere per disa shqiptar qe i zhelozojn Kosovaret e une ata i quaj shqiptar me bishta edhe e vertet eshte shqiptaret jan shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje