Portieri i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Lacios, Etrit Berisha në një intervistë për të përditshmen sportive “Sportplus” ka thënë se të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen rreth Kombëtares Shqiptare.
Ai ka dhënë edhe një apel për tifozët shqiptarë që tashmë janë ndarë në rrjetet sociale mes Kosovës e Shqipërisë:
“Apeloj te tifozët që ta përkrahin Shqipërinë. Edhe në ndeshjet e Kombëtares tifozët janë të ndarë, nuk qëndrojnë bashkë. Nuk këndojnë njësoj. Ne lojtarët duhet t’iu apelojmë që të qëndrojnë së bashku. Është moment i rëndësishëm që të gjithë të bëhemi së bashku për Shqipërinë. Tani kemi edhe kualifikimet, mos të harrojmë edhe ndeshjen me Serbinë” ka porositur ai.
Prishtinasi ka folur edhe për përfaqësuesen e Kosovës dhe mundësinë e pranimit të ndonjë ftese nga trajneri Albert Bunjaku:
“Për momentin jam i përqendruar te Shqipëria. Për mua është e rëndësishme të luaj për Shqipërinë, pasi mendoj se aty përfaqësoj gjithë shqiptarët. Nuk mendoj ta ndërroj Kombëtaren” ka përfunduar 23 vjeçari.
1 Komb, 1 Kombertare. C’una jeni heroj te Shqiperise.
Te gjithe e dine mire ,perfshire dhe Serbine,se krijimi i shtetit te Kosoves eshte hapi i pare i bashkimit te kombit shqiptar dhe gjitha trojeve etnike shqiptare ne nje shtet te vetem.Gjithmon e kam miratuar Slobodan Miloshevicin kur thoshte se nuk mund te ekzistojne dhe te funksionojne dy shtete shqiptaresh ne Ballkan.Pra ideja e nje kombetare te perbashket ne futboll dhe sporte te tjera do ti paraprinte ketij objektivi suprem te kombit shqiptar.Lorik Cana dhe shume te tjere bejne shume mire qe perkrahin kete ide,,,Le te shofim se si do shkoje me tej.
DJALE ME TALENT DHE ME MENDE NE KOKE TE LUMTE BERISHA !!!!!
Te bashkuar per nje komb e nje kombetare
Bravo Etrit njerez si ti I duhen shqiptareve
Shumica e kosovareve do ikin nga kombetarja shqiptare,ne momentin kur moren informaten se Shqiperia luan kunder Serbise ata jane arratisur,…
Hahahahaha e fort kjo
Ne rrjetet sociale ja fusin kot.Sapo te njihet Kombetarja e Kosoves do te bashkohet ne ate te Shqiperise dhe do te kemi vetem nje kombetare!
Nuk ka rruge tjeter!