Azdren Llullaku braktis Shqipërinë për Kosovën

10 Mars 2014, 14:48Sport TEMA

U tha se trajneri De Biazi do të bënte një mbledhje urgjente me lojtarët kosovarë, me qëllim që të evitonte rrjedhje të tjera nga skuadra që drejton, por duket se rrugën e Samir Ujkanit pritet ta ndjekë edhe Azdren Llullaku. Lojtari, që më parë u grumbullua për Shqipërinë, është i gatshëm ta lërë Kombëtaren kuqezi për miqësoret e Kosovës. Ai thotë për gazetën “Arena” se pret ftesë nga trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku. Sulmuesi, i cili ka qenë i grumbulluar edhe me Kombëtaren e Shqipërisë, por nuk ka luajtur, ka thënë qartazi se po mendon vetëm për Kosovën. Lojtari nga Istogu, që aktivizohet me Gaz Metan të Rumanisë, tregon edhe për emocionet që i solli miqësorja e parë e Kosovës. “E kam ndjekur gjithë ndeshjen mes Kosovës dhe Haitit. Ishte një atmosferë tejet e mirë dhe në atë moment më është shfaqur një dëshirë tejet e madhe që të jem i pranishëm para gjithë atyre tifozëve”, – u shpreh sulmuesi.

Ftesa

Llullaku i bën me dije trajnerit të Kosovës se mund të llogarisë për ndeshjen e radhës, që përfaqësuesja pritet ta luajë me Turqinë në maj. “Dëshira është e madhe që të jem në fushë në takimin ndaj Turqisë. Unë do të kthehem në formën më të mirë timen dhe tani mbetet në dorë të trajnerit Albert Bunjaku nëse do të më ftojë apo jo. Gjithçka mund t’ju them, është se Kosova le të llogarisë edhe shërbimet e mia”, – u shpreh Llullaku. Në rast se do t’i vijë ftesa nga Kosova, ai do të njoftojë edhe Federatën Shqiptare të Futbollit. “Nëse vjen ftesa nga Kosova, do i tregoj Shqipërisë që po kthehem të luaj për vendlindjen dhe do t’i falënderoj që kanë investuar në mua. Dëshira ka qenë e madhe të jem edhe ndaj Haitit, mirëpo besoj se ndeshja ndaj Turqisë do të jetë edhe më madhështore”, – vijoi Llullaku. Para tij, të njëjtën rrugë e ndoqën edhe Samir Ujkani e Loret Sadiku, që më parë ishin grumbulluar me Shqipërinë, por që për mbrojtësin e Helsingborgut thuhet se do t’u rikthehet kuqezinjve. Pjesa e dytë e kampionatit në Rumani ka filluar këtë muaj dhe Azdreni beson se do të rikthehet në formën e vitit të kaluar, kur ishte ndër sulmuesit më të spikatur në kampionatin rumun. “Tani e kemi filluar kampionatin dhe jam duke punuar shumë për t’u rikthyer në formën më të mirë të mundshme. Me punë arrihet gjithçka dhe besoj se edhe forma ime e mirë do të vijë”.

Shqipëria

Lojtari ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me ndihmëstrajnerin e Kombëtares shqiptare. “Për herë të parë u grumbullova nga Shqipëria në ndeshjen ndaj Norvegjisë, ku qëndrova në pankinë. Pastaj pata disa probleme me lëndime dhe më nuk jam ftuar, por që jam në kontakte të vazhdueshme me ndihmësin e De Biazit, Paulo Tramexanin, i cili më ka bërë me dije se më llogarisin dhe mua, sapo të kthehem në formën më të mirë”, – përfundoi sulmuesi 26-vjeçar. Azdreni, në 19 paraqitje këtë sezon me Gaz Metanin, ka arritur të shënojë tre gola, ndërsa ka bërë edhe katër asistime për bashkëlojtarët e tij.

17 komente në “Azdren Llullaku braktis Shqipërinë për Kosovën”

  1. Agim says:

    Hahaha kush eshte ky?? Vetem deshtakat e Shqiperise shkojne me Kosoven me sa duket.. Ujkani dhe tani ky tipi.

    1. KOSOVO JE SRBIJA says:

      asnji i kosoves nuk duhet te luej me shipnin. kosoven se lidh kurrgja me shipnin. ju per me u morr vesh me njani tjetrin duhet me fol anglisht.

  2. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

    Ne te SMS ke vend, nje kosovarllek me pak

  3. ups says:

    Me ben pershtypje fakti, se sa vrer nxirret nga goja e disa komentuesve, ketu tek “TEMA”, kur flitet per Kosovar. Mire ja bejne qe largohen nga ne. KETU VETEM I ZHVASIN, vetem i grabisin dhe ne fund ata e kane fajin

  4. buli une says:

    O rebela a keni tritoli a ju send nuk dini vetme tritol edhe vrasje ju per sport hiqe nuk jeni o mngofola

  5. besnik der ne vdekje says:

    nuk e di ku shkoj rregulli I federats kush nuk deshiron kombetaren nuk ka vend ma ne kombetare ujkani tha ku I dihet ndoshta kthehem prap te shqiperia keta tipa na e ban kombetaren si kurv I hipin e I ulem sa her qe te duan te pranohet kosova sa me par merr fund kjo histori ateher nuk mund te lozin me byth detyrohen me nejt aty ku te bejn zgjedhjen e pare per derisa te pranohet kosova me drejta plota ne fifa e uefa keshtu do tallen me ne tifozat keta me dy ftyra her diedh her shi simas interresit

  6. Marko Zerva says:

    nje turk me pak.

  7. albania 4 ever says:

    Kush largohet nga Shqiperia nuk duhet te kthehet me. Rregulli eshte rregull, dhe NQS lojtaret e Kosoves mendojne qe te ikin
    e te vine sa here te duan ne kombetare, kete ta harrojne Kombetarja nuk eshte pazar qe shkon e vjen sa here te duash. Shqiperia ka djem plot qe luajne shume me mire se shumica e lojtareve Kosovare qe luajne me kombetaren sot. Rrofte Shqiperia…

  8. MERITONI says:

    nuke e di a ndegjut lajmin e fundit nga qeveria shiptare,edhe zyrtarishte u vendos se loja “vndosja e tritolit”u bo sport kombetare.

    E KETU JENI TE PA KONKURRENC,BILE LIRISHTE SHPALLENI VETEN KAMPION.
    KOSOVARET DORZOHEN,JENI MA TE MIRET.

    1. Si fillimn te pakten me vjen mire qe kosovaret qr jane turkokaukazik shqipfoles te shkartuar edhe me hunfaroserb po qisin tregojne ftyren e vertet sme intereson fare kosova edhe care ka brenda edhe ai emri dardan ..se ne byth ju kemi qir athere e tashi…si shtet me vete qe jeni edhe me flamur tjeter normal qe skeni ludhje me shqiptar e uroj qe asnji kurv kosove te mos mbetet me ekipin shqiptar …meqe edhe historine e keni ndryshe dmth ajo kosovare fillon me ardhjen e osmanve…u prune nga osmanet ..popullsibcecene cerkese azerbajxhan turkemistan e pidhistan…edhe ata dardanet e vjeyer gjyzelat e trojes i kemi terheq zvarre si kurva i kemi ber e ne dru i kemi shtruar …edhe juve te rinjte fise berisha krasniqi gashi emra kaukazik zvare ju kemi marre ..keshtu qe ju qe per pesqind vjet i sherbyet turkut me heronj te qire si isa boletini etj edhe pastaj i sherbyet serbit ..normal qe skeni te beni me shqiptaret juve jeni turkoshqiptar

  9. ermali says:

    Mire se vjen o vlla azdren je shume i mire se ardhur ne dardani, mos u lodh fare se cfare thone komandoset e shypnise.

  10. FREDI says:

    Sa keq vertet sh keq ..normale le te shkoje azdreni me kosoven …por kjo vec tregon se karakteri i kosovareve eshte shume i dobet ..keta tipa vec kosovare nuk mund ti quash sepse kane thyer besen …dhe ata qe thyejn besen .mund te bejne cdo gje …tamam si shume kosovare qe tradhetonin kombin e tyre gjate luftes dhe beheshin spiuna te serbise ..e shisnin bythen per nje grosh ..keta vertet nuk jane kosovare ..por vec serbe .. . Komentuesit kosovare ne keto komente shkruajne me urejtje per shqiperine a thua se i shkruajne tamam si serbet. … Te dashur komentues pseudo kosovare ju mun ta shani shqiperine per shume gjera .qe nga tritoli qe sjell fazllici ne shqiperi per te corjentuar opinjonin shqiptar dhe mund ta shani dhe per shume gjera te tjera …kjo nuk ju nderon ..kjo ju turperon juve ..sepse vec serbeve askush tjeter ne bote nuk i shan shqiptaret. … Dhe po ju them ju komentuesve ne kete gazete .ju nuk keni kurfar lidhje me kosovaret ..ju jeni vecse serbe shqipfoles

  11. tirana says:

    Une kam,ti kum ,ata ose ato kamkum.Sigurisht qe shumica e kuptojne zgjedhimin e foljes kam.Nese flasim si zgjedhimi i foljes jame je kemi mfutur kote fare.Shqiperia ka nje objektiv bashkimin e te gjitha trojeve ne nje flamure .Letefilloj bashkimi me artin ,kulturen ,spotin ,policine doganore,arsimin etj,cjane ata idiot qe i japin me shume rendesi krahineve te Shqiperise se sa Shqierise.Le te mendojme edhe ne njehere per brezat e ardhshem.Jemi ne [ gegetdhe tosket] qe nepermjet fiseve tona i dhame je te botes,krijuam shtetet e Europes na lini lerini menjane idiotlliqe dhe na lini te bashkomi te vemi atje ku kemi qene .

  12. MERITONI says:

    HAHAHAHA,u lajmerua MARKO ZERVA ,me intelegjence sa te AMEBES.

    marko,a je qekaq budall,a veq po shtiresh,te gjitha mendimet e tua sillen rreth dy fjaleve.

    ti ke probleme me te menduarin logjike.
    jane disa tipa sado qe jane injorante prap jane simpatike,sepse ta ofrojne mundesin me u talle me ata,edhe me ni veten mire njeriu.

    kure po e shoh se si po i artikulon mendimet,po fillon me mu dok vetja i menqur,sepse gjdo njeri nganjeher eshte i pa knaqur me veten.

  13. MARKO says:

    … Kush nga “lufta” largohet… eshte veç tradhetor…

    1. paskal says:

      Ec mor injorante po te isha ne vend te kosovareve kure s do luaja per albanistanin e tritolit.

  14. MERITONI says:

    PER MARKO ZERVEN

    MARKO,dje,ideja jote per bashkim me serbin ishte gjeniale.
    para dy viteve po veti nje magjup,apo jevg siq i thoni ju,a ma mire keni kalue nen serbi apo ne shtetin e kosoves,pergjegjeja e tij ishte befasuse dhe shume logjike,eh more meriton,magjup nen serbi,magjup nen kosove.

    PRANDAJ,TI MOS U BO SHUME MERAK,SE MAGJUP JE NEN SHIPNI,MAGJUP DO JESH EDHE NEN SERBI,KESHTU QE STATUTI JOTE SDO TE NDRYSHOJ SHUME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje