Dallku i thotë zyrtarisht lamtumirë kombëtares

7 Mars 2014, 14:50Sport TEMA

Armend Dallku nuk do të luajë më për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti, i cili do të vazhdojë karrierën e tij vetëm me klubin ku luan.

Armend Dallku është një nga futbollistët më prezent të kombëtares në dekadën e fundit. Ai ka qenë lojtar stabël në formacionin e ekipit kombëtar. Dallku numëron 64 ndeshje të luajtura me fanelën e kombëtares, ku ka shënuar vetëm 1 gol, në fitoren 3-0 ndaj Maltës, në 9 tetor të vitit 2008.

Kontributi i tij në skuadrën kuqezi është vlerësuar nga mediat dhe specialistët. Me të mësuar këtë lajm për largimin e tij nga skuadra kombëtare e Shqipërisë, presidenti Armand Duka është shprehur: “Të vjen keq që largohet një lojtar me kaq kontribut në ekipin kombëtar. Unë do ta vlerësoja Dallkun si futbollist dhe si njeri, për atë që ka dhënë në shërbim të skuadrës kombëtare. Dëshiroj ta falënderoj publikisht për ç’ka ka dhënë dhe i uroj fat dhe suksese”, përfundon presidenti i FSHF-së.

18 komente në “Dallku i thotë zyrtarisht lamtumirë kombëtares”

  1. Labi 24 karratesh says:

    Faleminderit per kontributin qe ke dhene per kombin tone Dallku!

    1. KULUFI says:

      Falenderime per lojen dhe grinten e dhene ne fushen e lojes. Emri yt do te jete ne librin e historise se futbollit tone kombetar.
      Cdo fillim ka edhe nje fund. Nuk duhet te merakosesh per kete.

      Te jesh krenar per ate qe ke dhene ne fushe.

  2. WEB says:

    Nuk ka pse te vije keq o armand trapi,nuk mund ti mbash te lidhur gjithe jeten ,po turruni tek te rinjte dhe duhet investuar ne sport ka ka vite qe nuk hidhet nje kacidhe ,jepini prioritet futbollit me djem nga shqiperia dhe mos kerkoni gjithmone te koteci i komshiut pula te majme,jepini nje karriere atyre qe do te vijne ,frymezojini ,stimolojini dhe shikoni qe do korrim rezultate

  3. JULIANO says:

    SHYQYYYYYYYYR AMIN O ZOT SHYQYR.ME NE FUND NDRYSHIME NE EKIPIN KOMBETAR TE PLEQEVE TE SFUMUAR

  4. Shqiptari says:

    Me ne fund

  5. tabako says:

    RRespekte per DALLKUN beri maksimumin per kombetaren ton,suksese ne karrjer je i rrespektum per ter SHQIPTARET.

  6. roni says:

    Faleminderit per kontributin tend. Respekt

  7. Kam Tarja says:

    Moooos mer dallku se s’bon kshu. Si mer po e lini nji senjor Duken me gisht n’goj. Po mir mer dallkauk a e keni menu noi her se kush do i boj golat ke kamtarja? Apo do ja leni topin Dukes qe vetem autogola ke porta vet di me bo?

    1. Adi NYork says:

      Hahahahahaha Dallkut I duhet perkthys me kuptu kto gjona.

  8. Flamur says:

    Me ne fund, iku dhe mbrojtesi me i keq i historise se kombetares sone. Zevendesi i tij do jete patejter me i mire se Dallku ishte niveli zero. Faleminderit qe vendose te ikesh!

  9. Mark says:

    Faleminderit shum per kontributin si ke dhene per kombtaren shqiptare. Suksese ne jete!

  10. tani says:

    SHYQYR qe iken se ishin ngjitur si muti pas kepuces,bashke me disa kosovare te tjere,shembullin e tij te ndjekin edhe te tjeret, per hajer I qofte tani kombetares shqiptare pa keta mercenare.

  11. Futbollisti says:

    do te ishte mire lojtaret e kombetares te detyrohen me dhune dhe interrnim te luajn mire futboll. per cdo hupje, te denohen me burge te rende. keta analfabete te ndyre pa asnje aftesi ne kete bot dhe turpe i kombit shqiptar, nuk meritojne tjeter.

    1. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

      hahahha e forte kjo ? te dergojme vrasesit e SHISH qe te eliminojne Shaqirin, Januzajn e kompani…

  12. Adi NYork says:

    Ekip ne bote qe vuante oer mbrojtes te djathte vetem Shqioeria mund te ishte. Shyqyr qe e nxori koha ne pension se per mua ska qene kurre ne nivel per kombetaren dhe qe te jem I sinqerte as per ndonje ekip te jategorise se pare.

  13. Veriu says:

    Kush si respekton lejtart e komtares nuk ka lidhje me futboll ! Ose esht grek

    1. Adi NYork says:

      Dmth qe po te luj ndonje druvar qe ska lidhje me futbollin duhet thjesht ne e respektu se luan me kombetaren? Karlliqe 24 karat. Dallku nuk shahet si njeri por si futbollist. Sa per ate punen e te qenit grek na rrufsh trapin rrk

  14. Taulant says:

    A do njerez mosmirenjohes? Ke plot ne kete forum!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje