Arjen Roben: Venger, një humbës i keq

5 Mars 2014, 15:11Sport TEMA

Anësori i Bajern Mynih, Arjen Roben, ka akuzuar menaxherin e Arsenalit, Arsen Venger, se është një humbës i keq.

Holandezi sht i bezdisur me akuzat e trajnerit francez, se ai kishte mashtruar për të fituar penaltinë e cila rezultoi edhe me përjashtim të portierit t Arsenalit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve mes të Arsenalit dhe Bajernit.

Por, Roben jo vetëm që e ka mohuar se ka mashtruar, por po ashtu ka thënë se ai është me fat që ka shmangur një “dëmtim serioz”.

“Dridhmat më pushtuan kur pashë pamjet e faullit sërish. Gjërat mund të shkonin n mnyr t tmerrshme. Unë kam qenë shumë me fat.

Komentet e Venger janë tipike për një trajner humbës. Nuk shqetësohem shumë për to, pasi nuk është hera e parë që ai vepron ashtu.

Ishte një moment shumë i frikshëm për mua. Unë pësova një dëmtim serioz në dhjetor, pas një faulli të ngjashëm nga portieri i Augsburg”, ka thënë Roben për De Telegraaf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje