Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, mendon se Atletiko Madrid do ta eliminojë ish-skuadrën e tij, Milanin, nga Liga e Kampionëve.
Skuadra e trajnerit Diego Simeone fitoi 1-0 ndaj kuqezinjve në San Siro në ndeshjen e parë dhe italiani beson se rivalët e klubit të tij do ta përfundojnë detyrën me sukses në shtëpi ndaj të zgjedhurve të Klarens Sedorf, shkruan Telegraf.
“I uroj fat Klarens, por favorit për ndeshjen mes Atletikos dhe Milan, është Atletiko.
Atletiko është favorit për shkak të futbollit të tyre, atmosferës në Vinsente Kalderon dhe për shkak të avantazhit të siguruar në San Siro.
Simone do të vazhdojë më tej. Ai është shumë i gjallë”, ka thënë Ançeloti për La Gazzetta dello Sport.
O Karleto nuk na the ndonje gje te re. Ajo eshte gje qe dihet. Karroca e ka marre te tatepjeten dhe nuk eshte zore qe ta shtysh po ti shiko Realin tend.
Mos harro edhe per shkak të liçences per tu thyer këmbet kundershterëve pa u ndeshkuar me kartona, gjë që e provoi edhe Reali jot ndeshjen e fundit, ashtu si edhe Milani dy javë më parë, i deturuar të bënte ndrrime se lojtarët dolën me kocka te thyera, nga disa kasap që bënin ndërhyrje vrasëse e që nuk ndeshkoheshin nga një albitër idiot portugez.
Sikur nuk I ka dhe aq keq punet me realin me duket. Apo ke ndonjue kundershtim?
Milani eshte per Champions, gjithmone ka luajtur me mire.Kete here ska cfare te humbe. Ashtu si kombetarja jone ne Euro 2016.