Një gol për t’u mbajtur mend gjatë. E diela nuk ishte vetëm mbrëmja e çmimeve Oscar, por edhe mbremja e Lorik Canës, emri i të cilit nuk mungon në disa nga mediat kryesore të Gadishullit Apenin. Kryevepra që mbajti larg telasheve skuadrën e Lacios, rezultoi edhe vendimtare për fatin e takimit që rikthen në lojë për një vend në Europa League skuadrën bardhekaltër. Në këtë mënyrë, goli i kapitenit kuqezi gjen një hapësirë të madhe edhe në mediat e shkruara të cilat nuk i kursejnë elozhet për mesfushorin. “Cana alla Mesi” shkruan “Corriere dello Sport” sipas së cilës, goli i shqiptarit vendosi fatin e takimit të luajtur në “Artemio Franki”. Cana vlerësohet gjithashtu me notën më të lartë nga kjo gazetë. Me 7.5 vlerësohet paraqitja e lojtarit shqiptar, më mirë se kushdo tjetër në fushën e lojës.
Një titull të veçantë zgjedh edhe e përditshmja torineze “Tuttosport”, e cila luan me një lojë fjalësh duke vendosur fillimisht emrin e lojtarit kuqezi, të cilin e lidh me festën e Lacios në fund të takimit ndaj Fiorentinës. Nuk kursehet në elozhe edhe “Gazzetta Dello Sport” sipas së cilës, goli i kapitenit kuqezi është për t’u mbajtur mend gjatë. Në faqet e të përditshmes milaneze, Cana vlerësohet me notën 7, po aq sa mesfushori argjentinas, Lukas Bilia. Një titull të veçantë këtij suksesi i rezervon edhe “Il Messagerio” që shkruan se Lorik Cana riktheu Lacion në garë për një vend në Europa League. Një natë magjike në tapetin e kuq, Lorik Cana fiton simpatinë e tifozerisë dhe shoqërisë bardhekaltër në një sezon ku gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur për skuadrën kryeqytetase.
Bravo Loric, ndoshta i vetmi lojtar i kombetares i pa perlyer ne trukimet e ndeshjeve si ata zorragjinjt e tjere
vetem kete mos e thuaj
Ore ti hAle! Po nga i more keto informata? Apo e ke gojen si hale dhe te rjedh m*t
Gol i shkelqyer —