Adel Tarabt ka shprehur admirimin e tij për Lionel Mesin dhe synon të bëhet i rëndësishëm për Milanin sa argjentinasi për Barcelonën.
Mesfushori 24-vjeçar ka impresionuar në San Siro që kur iu bashkua klubit si huazim nga QPR-ja, pas një huazimi të pasuksesshëm te Fulhemi dhe dëshiron të mbetet me kuqezinjtë edhe pas kësaj vere, raporton Telegraf.
“Nuk jam i befasuar me performacat e mia te Milani deri tani. E di se çfarë mund të bëj dhe ndjehem si një lojtar i rëndësishëm te Milani.
Dua të bëhem Mesi i Milanit. Lojtarët si Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë inspirim për mua. Unë nuk jam në nivelin e tyre ende, por objektivi im është të arrij atje.
Unë ende duhet ta tregoj veten, por besoj në kualitetet e mia”, ka thënë Tarabt për Gazzetta dello Sport.
Po,pse,ka akoma Milan?
@gezimi.
E para mos perdor nick-un tim ne komente.
E dyta,jam dakort me ty nese ka akoma Milan,por do te shtoja qe ky Tarabt,mund te kete shume idhuj. Por vetem kjo nuk mjafton per tu bere sia ta.
Te pakten per ata te dy qe thote se do qe ti afrohet dhe ti kaloje,po ja them une:
-mos u lodh kot,ata kane lindur te tille.
Një koment idiot….A mund të pyesësh ne egziston akoma ekipi që mbas Realit Madridit ka më shumë kupa kampionesh se ekipet e tjera? A mund të pyesësh a egziston akoma ekipi që ndryshoi botën e te kuptuarit dhe te luajturit futboll në vitet 80-90. A mund të thuash në egziston akoma ekipi që mbizoteroi futbollin evropian nga 2002-2007….
Futbolli është me cikle, o kungull!! A egziston më Ajaxi, a egziston me Benfica, a egziston më Liverpooli?
Derisa ka Kuluf, ka edhe Milan :p
Forca Milan meqe ra fjala !
hahahaha i modh je o Erjon.
Forca Milan !!!
aman o kuluf kulufi pse nuk shef punen tende pse lodhesh duke dhene mendime jo per ndonje gje po sta ve veshin njeri
Ka dhe luan neser ne san siro