Samir Ujkani ka treguar arsyen përse është larguar nga Kombëtarja shqiptare. Portieri i Palermos ka rrëfyer për eksperiencën si kuqezi dhe për momentin e vështirë që t’i thotë lamtumirë Shqipërisë. Ai i ka falënderuar të gjithë dhe ndihet krenar që do ta shkruajë historinë me përfaqësuesen e Kosovës. Shumëkush nuk e ka besuar që Samir Ujkani i ka thënë lamtumirë Kombëtares shqiptare dhe se do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Haitit, e cila do të luhet më 5 mars. Por, portieri i Palermos në një intervistë për “Gazetën Express” në Kosovë, për herë të parë ka treguar arsyet përse është larguar nga Kombëtarja shqiptare dhe si ka vendosur që tani e tutje t’i mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës. 25- vjeçari tregon se e ka pasur shumë të vështirë t’i thotë lamtumirë ekipit kuqezi. Por, Ujkani tregon se ka qenë “i detyruar” ta marrë këtë vendim dhe se nuk e ka bërë me dëshirë.
“Vendimin për t’u larguar nga Kombëtarja shqiptare e di presidenti Armand Duka. Unë nuk jam kundër këtij vendimi dhe as kundër FSHF-së, por janë disa presona brenda ekipit që më kanë detyruar ta marr këtë vendim shumë të vështirë”, – ka deklaruar Ujkani. Portieri në vitin 2007 ishte bashkuar me ekipin U-21 të Shqipërisë, ndërsa pas një viti kishte debutuar edhe me Kombëtaren A, ku ka zhvilluar 18 ndeshje. Ai ka falënderuar Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) që ia ka mundësuar ta realizojë ëndrrën të luajë me ekipin kuqezi. “Unë e kam refuzuar Belgjikën për Shqipërinë, sepse jam shqiptar. E falënderoj FSHF-në për mundësinë që më ka dhënë të luaj me Kombëtaren dhe të ndihem shqiptar”, – ka theksuar portieri i Palermos “Edhe një herë po e përsëris që nuk jam kundër Shqipërisë. Kush më njeh, e di që nuk kam pasur asnjëherë problem nëse kam mbetur në stolin rezervë apo në tribuna”, – ka shtuar ai. Edhe pse ka luajtur shumë ndeshje me ekipin kuqezi, Ujkani nuk mund të veçojë asnjë ndeshje. Ai thotë se të gjitha takimet kanë qenë si një ëndërr për të, dhe ka falënderuar tifozët për përkrahjen që i kanë dhënë Kombëtares në çdo ndeshje. “Të gjitha ndeshjet kanë qenë një ëndërr. Të luaj për popullin tim ka qenë diçka e madhe. Tifozët na kanë përkrahur në çdo ndeshje si brenda ashtu edhe jashtë vendi, dhe kjo ka qenë bukuria e eksperiencës sime. Unë mendoj se 80 për qind e suksesit të Shqipërisë u takon tifozëve, që vazhdimisht na kanë dhënë vullnet të luajmë”, – ka vijuar Ujkani.
Ish-portieri i Novarës dhe Kievos e ka një falënderim të veçantë për numrin një të futbollit shqiptar, Armand Duka. “E falënderoj presidentin Duka shumë, sepse ka qenë afër meje gjithmonë. Ai më ka telefonuar kur kam qenë i lënduar, por edhe kur nuk kam pasur momente të mira me ekipin. Ai është interesuar gjithmonë për mua dhe ka qenë gjithnjë afër meje”, – ka deklaruar Ujkani.
Pas ndarjes me Kombëtaren shqiptare, Samir Ujkani eksperiencën do ta vazhdojë te përfaqësuesja e Kosovës qysh në ndeshjen ndaj Haitit, e cila do të zhvillohet më 5 mars në Mitrovicë. Ai është shumë i emocionuar që do të luajë për vendin ku ka lindur. “E falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë që kanë arritur marrëveshje që unë të luaj për Kosovën. Për mua është diçka historike, pasi do ta luaj ndeshjen e parë zyrtare për vendim tim. Është emocionuese”, – ka thënë Ujkani. “Ne do t’ia nisim nga zero, gjithashtu duhet t’i japim kohë Federatës që të ngjitet hap pas hapi. Kosova ka talente të shumta si brenda ashtu edhe jashtë vendit, dhe është e rëndësishme të bëjmë një grup të fortë”, – ka theksuar vushtrriasi.
O Ujkani, arsyeja pse ti ike eshte se tani portjeri i pare eshte Etrit Berisha, dhe ti e di shume mire qe eshte shume me lart se ti, dhe ti do ishe portieri rezerv i ekipit, dhe kete gje ti nuk e pranon, asgje te keqe nuk ka qe u largove, por ama thuani te verteten dhe jo te talleni me tifozet duke i genjyer.
Kur merr persiper te thash nje te vertete,do beje mire ta zbuloje te gjithen. Mos e be si struci qe fut koken ne grop dhe bythet i le perjashta. Na thua qe Duka e di arsyen e largimit. Nese intervisten e ke per Duken,ok,jemi dakort me llogjiken tende. Nese i drejtohesh tifozave,atehere thuaje te verteten troc. Mos u mundo te fshihesh pas fjaleve.
E verteta eshte vetem nje: ti nuk e duroje dot stolin e rezervave.
Por me i miri luan. Ashtu si e fitove ti nje dite formacionin,po keshtu e fitoi dhe Etriti.
Kjo eshte e dukeshme dhe ska koment.
Ja futi vetes autogol,tash e ka ndjer,me shendet o turkinsan.
U lodhem me keto komente jo e din ky jo e din ai. Po si more nuk ka nje Shqiptare qe te tregoj te gjitha nese din dicka, por jo e din ai pse jam larguar une. Po mbarojne burrat ne Shqiperi.