Etrit Berisha: Kam ëndërruar ta sfidoj Serbinë si kuqezi

25 Shkurt 2014, 14:34Sport TEMA

Edhe pse do të ballafaqohet me kundërshtarë të fortë në eliminatoret për “Euro 2016″, portierit të Shqipërisë, Etrit Berisha, nuk i trembet syri. Prishtinasi nuk ka frikë as nga ylli i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, derisa thekson se me skuadrën e tij kuqezi do të mundohen ta “pushtojnë” Serbinë. Portieri i Lacios deklaroi dje për gazetën kosovare “Arena” se Shqipëria e tij në çdo ndeshje do të hyjë për fitore.

“Është një grup i vështirë, por e mira e këtij grupi është se përbëhet vetëm prej pesë skuadrave. Kështu do ta kemi më të lehtë. Ne gjithmonë kemi pasur probleme me skuadra të vogla, kurse me ekipe të mëdha luajmë mirë”, – u shpreh fillimisht Berisha. Më pas ai tha se Portugalia është skuadra më e fortë në grup. “Sa i përket ndeshjes ndaj Portugalisë së Ronaldos, nuk më duket asgjë interesante përballja me të. Mua dhe ekipit tim do të na interesojë vetëm fitorja”, – theksoi portieri kuqezi, i cili mezi pret të zbarkojë në Beograd me kuqezinjtë për ta sfiduar Kombëtaren e Serbisë. Ai e ka ëndërruar veten të veshur kuqezi duke e sfiduar Serbinë.

“Sa i përket Serbisë, normalisht që do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, por besoj edhe për të gjithë lojtarët e tjerë që i kemi në grup. Mendoj se është njëra ndër ndeshjet më të mira apo më domethënëse në karrierë. Kështu që do të mundohemi të japim gjithçka nga vetja që të arrijmë fitore”, – deklaroi portieri kosovar që po shkëlqen në Serinë A me Lacion.

Berisha shpreson që eliminatoret për “Euro 2016″ të jenë më të suksesshmet për Shqipërinë në historinë e saj, duke besuar kështu në kualifikimin e parë në një Europian. Ai është i bindur se Shqipëria në çdo ndeshje do të hyjë në fushë për të fituar. “Sa i përket gjasave për kualifikim, nuk di çfarë të them. Por ne do të mundohemi të marrim sa më shumë pikë. Nuk duhet ta mendojmë kualifikimin, por të mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe në fund të shikojmë çka kemi fituar edhe a janë të mjaftueshme ato pikë për të marrë pjesë në Europianin e vitit 2016″, – përfundoi portieri i Kombëtares shqiptare.

10 komente në “Etrit Berisha: Kam ëndërruar ta sfidoj Serbinë si kuqezi”

  1. Mero Baze d.v. says:

    Pordhë…Nuk luhet futboll e nuk fitohet, me flamuj e korona nacionalisto-patriotike… Jemi ngopur deri tani me këto “fitore”…

  2. Djaloshi USA RKS says:

    Kosovaret jan ma patriota sepse kurr nuk kan loz per Serbin e aq me pak per Greqin me nje fjal kurr nuk kan loz per armikun e vet e dihet kush jan armiq e shqiptarve e dihet kush ajn miqt e shqiptarve, une besoj shume ne lojtaret e Kosove do te lozin me mish e me shpirt sidomos kunder Sebies vjen koha edhe e shifni se qka don me than me loz me shpirt e me nder

    1. Kosovar says:

      ha ha ha se c’me bere te qesh ? qe je nga USA e kuptova, por me thuaj se nga cili dimension je?!

      Ne kombetaren e YU ka pasur plot shqiptare, mos te flas per ekipes serbe si Partizani qe c’do here ka pasur shqiptare nga Kosova.

      1. i says:

        o gjeniala ai po thote qe nuk kane lujatur per serbin dhe jo qe skane qene sportista sepse kur ishte jugosllavia po te doje te beje sport pjese e jugosllavise do ishe

        1. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

          O supergjenial, YU ishte thjeshte Serbia me emer tjeter

  3. Mazllemi says:

    O djaloshi i Amerikes ate fjalen kurre e ke gabim or mik po te kujtoj vetem Fadil Vokrrin qe te ka lujt edhe per komtaren e Jugosllavise, dhe na boni dhe golin kundra Flamurtarit kur lujtem me Partizanin e Beogradit.Por futbolli do fuqi , teknike dhe kembe te shpejta i themi neve jo nacionalizma , por shpresojme ta fitojne ate ndeshje se per tu kualifikuar dihet te parafundit gjithmone

  4. Djaloshi USA RKS says:

    Valid Vokrri edhe Aziz SAliu bokser por edhe shume e sportisti eshte e vertet qe kan lujt per Yugoslavin sepse edhe Kosova ka qen pjes e Yugoslavis edhe ne at kohe Kosovaret kan pase te drejtat e veta kurse shqiptaret e Shqiperis nuk kan pase te drejtat e veta sepse ishte shtet komunist e ju e din te Shqiperis se sa keni vuajtur ne at kohe duhet te bahet dallimi i kohes kurse pase vitit 1990 e deri me tani ase nje Kosovar nuk e ka perfatsu te eshte qujtur Yuogoslavi ose Serbi besa ase Greqi por vetem shtete mike i kan perfatsu e kurse Shqiperia shume von esht zgju prej gjumit shiqoni sa Kosovari loz per shqiperin sepse ktu esht ne pytje tradita edhe duhette thuhet e vertata pa marr parasysh a te pilqen a jo duhet me u mesu me te verten me nje fjale shiqoni politiken ne Shqiperi sa here te dilni ne zgjedhje bahet zhurm edhe nurkush nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve ne Shqiperi sepse te gjith dojn me fitu edhe sa here protestojn per pushtet e kurse ne Kosove esht tjetere sen te gjithe i pranoj rezulltatet e zgjedhjeve sepse kan tradite edhe kulure edhe pse ase ne Kosove nuk i kemi punte mire po qti bejsh jeta e ka keshtut vetem per shqiptar, mos e merrni qika personale sepse jemi ne vitin 2014 ka te drejt te shprehet te gjithe edhe mbi te gjitha jemi shqiptar kemi nje komb peor dy shtete

  5. leonardi antwerpen says:

    Pake nacionalizem i duhet çdo shteti
    Ju as nacionalizem as futboll
    Jeni per te henger buke dhe per te dhier.
    Per gje tjeter jo ahh se gati harrova dhe per tja bere freskt Janulles.

    1. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

      Freski Janulles po harove gojoret qe u behen rraces se flliqur arapo-otomane per hir te ideologjise islamike, pjese e se ciles je ti.

      Ti langaraq ne Belgjike jeton nga ndihmat sociale ( djersen e popullit belg ), dhe mer ca euro nga arapet ( popull qe pratikon incestin e pedofiline ) dhe vjell helm per gjithcka nuk eshte pedofilo-incestioze ( islamike )! Pra ti qe enderon te besh SEKS me kursheriret e tua ( e konsideruar si vyrtyt ne islam ) do ishte mire qe mos te prezentohesh si shqiptare, sepse s’je i tille!

  6. ledio says:

    rrofte shqiperia atdheu yn i dashur se bashku me djemte e kombetares sone. i urojme fitoreeeeeeeeeeeeeeeeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje