Rukavina: Në Shqipëri na pret "ferri", por është thjesht një ndeshje futbolli

24 Shkurt 2014, 15:39Sport TEMA

Mbrojtësi serb, Antonio Rukavina, ka deklaruar në një intervistë për Telegrafin se përfaqësuesja e Serbisë kërkon fitore në dy ndeshjet e para ndaj Armenisë dhe Shqipërisë, teksa e cilësoi si të vështirë takimin e kthimit në Tiranë.

Rukavina ka folur për Telegrafin rreth grupit në të cilin luan Serbia dhe Shqipëria për Euro 2016. Kualifikimet sipas Rukavinës do të jenë të vështira, teksa nuk e cilëson si ekip shumë të rrezikshëm Portugalinë. I pyetur nga Telegrafi se nëse Grupi I është i vdekjes, Rukavina u pajtua me këtë konstatim.

“E vërtetë, Grupi I është grupi i vdekjes. Është Armenia, një kombëtare e fortë së fundmi, Danimarka, një ekip me futbollistë të mirë, e po ashtu edhe Portugalia, që ka në ekip futbollistin më të mirë në botë. Megjithatë, nuk e konsideroj Porgualinë kundërshtar sikurse Spanjën, Gjermaninë apo Holandën. Ata zakonisht kualifikohen me play-off dhe prandaj them se nuk janë të pamposhtshëm”, u shpreh Rukavina për Telegrafin.

Dy duelet ndaj Shqipërisë që Serbia do t’i zhvillojë, e para e cila luhet në Serbi më 14 tetor të këtij viti, ka zgjuar kurreshtjen dhe entuziazmin e adhuruesve të futbollit, si sfidë më shumë se sportive. Mbrojtësi serb thotë se ky fakt është i pashmangshëm, por se duhet të merret shembull në ndeshjet e kaluara ndaj Kroacisë.

“Faktori politik dhe rivaliteti historik mes dy shteteve do të jetë i pashmangshëm edhe në fushën e lojës, jo vetëm në radhët e tifozëve. Është më shumë se sa një ndeshje futbolli. Por, dua të marr shembull dy ndeshjet ndaj Kroacisë. Është e vërtetë, kemi ndjerë emocion, nuk ishte sfidë normale për shkak të historisë. Kemi ndjerë emocion në trupin e këmbët tona, por në fund ishte ndeshje futbolli. Ishte i mrekullueshëm organizimi dhe gjithçka. Kështu duhet të jetë edhe në ndeshjet ndaj Shqipërisë, që besoj se do të organizohen për mrekulli dhe se incidentet e mundshme do të shmangen”.

“I bëj thirrje të gjithëve që ta marrin si manifest sportiv, pasi ky është futbolli, nuk është ndeshje politike, nuk është luftë, është sport. Të kënaqemi kur të vijë koha t’i zhvillojmë ndeshjet”, theksoi mbrojtësi serb.

I pyetur nëse ai është i bindur se ekipi i tij mund ta mposhtë Shqipërinë, Rukavina nuk e tha në mënyrë të drejtpërdrejt këtë, megjithëse pret që gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para, e një prej këtyre ndeshjeve është ndaj Shqipërisë.

“Nuk mund të them se do ta mposhtim sigurtë Shqipërinë. Kështu kemi thënë edhe për Maqedoninë, kur dihet se kemi shumë më kualitet se Maqedonia, por kemi humbur me rezultat 1-0 në Shkup”.

“Mendoj se kemi pasur pak fat për radhët e ndeshjeve që do të luajmë. Ndeshjen e parë shkojmë në Armeni, kurse të dytën e luajmë në shtëpi ndaj Shqipërisë. Ne duhet të marrim gjashtë pikë nga këto dy ndeshje, në mënyrë që kualifikimi të jetë më pas më i lehtë. Shqipëria ka kalendar më problematik, por në çdo rast do të jetë vështirë. Shumë e vështirë do të jetë sidomos në Tiranë. E parashikoj se çfarë mund të na presë kur të shkojmë në Shqipëri”, tha ai.

Rukavina luan përkrah Valdet Ramës te skuadra e Valadolidit që bën pjesë në La Liga. Ndeshjen e ardhshme Valldolidi e zhvillon ndaj Malagas, kurse pas Malagas, Valadolidi përballet me Barcelonën. Rukavina thotë se ndeshja ndaj Malagas është më e rëndësishmja e sezonit.

“Së pari kemi ndeshjen ndaj Malagas. Ajo do të jetë një finale e vërtetë. Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Nëse fitojmë i shmangemi zonës së rrezikshmërisë dhe zonës së Segunda Divizionit. Ne duhet ta mposhtim Malagan, pasi do të jetë shumë e vështirë ndaj Barcës. Ndaj Barcelons duhet 90 për qind fat, fjalët e tjera për atë ekip janë të tepërta. Ne vërtet po punojmë që të mbijetojmë”, përfundoi Rukavina.

Shqipëria bën pjesë në Grupin I të kualifikimeve për Euro 2016, bashkë me Danimarkën, Armeninë, Serbinë dhe Portugalinë.

25 komente në “Rukavina: Në Shqipëri na pret “ferri”, por është thjesht një ndeshje futbolli”

  1. Tiku says:

    Them se do kete fishkellima kur do kendohet himni Serb. Me kujton ndeshjen e famshme Shqiperi Greqi (2-1 per te tanet) ku te gjithe shperthyen ne eufori mbas ndeshjes. Isha i pranishem te sheshi Nene Tereza para stadiumit me tiforezine e asaj kohe. Ate nate qarkullonin zera se ishte sulmuar autobuzi i lojtareve Greke, por nuk doli ndonje lajm neper shtyp rreth atij thashethemi.

    1. Pelasgian says:

      ” fishkellima ” ???? loooooooooooooooooooooool

      un uroj qe te ket sa me shume SHKIJE TE VDEK ti flet per fishkellima …o SHQIP-KARA …thirrni Menjes o huj Gardhi ….a e pat se ca ban shkijet ne itali ???????? ata kan urrejtje te papare per ne …me na pjek ne hell dhe s’ngopen duke u knaq .

      1. Tiku says:

        Ik te Asadi se ka vend edhe per ty atje.

        1. raimondi Vlonjati says:

          Serbet mendojne se do fitojne ndeshjen ne Armeni ….!!!

          Kjo eshte qesahrake _Po Armenia sezonin e kaluar ishte shkelqyer duke e rafur Danimarken brenda ne Danimarke 4-0 me duket,nderkaq qe Serbia ka qene skandal e dobet

          Si mund te fitojne keta ne Armeni ?…Armenia ben futboll shume te bukur
          Loz tamam si Barcelona …

          Keta nuk diskutohet qe do humbin ne Armeni, por do jete problem per ne, se pas Armenise do ndeshemi me keta bajga en beograd…Dhe keta do vijne nga humbja …

          1. Marko Boçari says:

            TE MERET LEJE QE NDESHJA ME SERBINE TE LUHET NE PRISHTINE!ATA KAN DHE HAK DHE GJAK ME I MOR SERBVE

  2. Kosovar says:

    Keta serbet mendojn se shqiptaret e shqiperis jane shqiptare si ata te ish-jugosllavis jo ore se do ju presin me petlla ata ju kan idhuje juve mos keni derte o shkije se ndani nje fe me mbi 1 milion njerze ne shqiperi ju nuk e dini se nshqiperi ka mbi 400.000 vllehe Arumne sllavo maqedone Greke me te cilet jeni vellezer me te aferte se m neve shqiptaret jashte shqiperis pastaje i keni edhe nja 300.000 sllavo serbe malazez llatinkatolike ne Veri me te cilet keni lidhje fetare por edhe lidhje gjaku dhe shum krushqi dhe juve ju adhurijn e duane me shum se shqiptaret jashte shqiperis pastaj i keni edhe 600.000 shqiptare ortodokse me te cilet jeni vellezer nga feja dhe shumica e te cilve me teper ju duan juve se shqiptaret jasht shqiperis

    Mos keni derte e serbe se jeni ne shtepin tuaj ne mesin e vellezerve tuaj shqiperia nuk esht kosove me mbi 96% shqiptare mos keni derte

    1. Tiku says:

      Nga i nxorre keto statistika o Xhihadist? Pastaj c’lidhje ka feja e gjysmes se Shqiperise me lojen e futbollit? Serbia do vije, tifozeria shqiptare do bej punen e vet.. Ndeshja do mbaroje dhe rradhen do e kemi ne per te shkuar ne Beograd.

      Mjaft mer percarje Zoti Xhihadist. Nuk eshte Shqiperia Siri apo Irak.

      1. Pelasgian says:

        1 korrigjim ,,, neshja e pare luhet n’serbi .

    2. Arber says:

      Ej sa e ke pagen nga UDB-ja dhe nga ata ekstremistet islamik? Ishalla te paguajn mir te pakten per keto komentet dhe frymen percarse qe do te transmetosh. Yyyyyytttt qelbesir!!!

      1. @koqrkari from kosovo says:

        Ik ore palle! Ky serbi vertete qe ka treguar qytetari. Futboll eshte ne fund te fundit jo lufte. Ptu pjelle e keqe turkoshake. Po te paret e tu para 500 vjetesh cfare feje kishin mor legen?

      2. toni says:

        Arber, dhe une ashtu mendoj, ky bastardi me nofken kosovar eshte ose spiun i UDB-se ose nga ato trapat me mjekerr si lesh sqetllash. Ne te dyja variantet eshte nje plehre qe me siguri paguhet nga serbet ose arabet. Duhet me i thene ketyre te redaksise qe tia bllokojne komentet ketij dhe ca haleve te tjera si ky.Me kete rast tja heqim dhe rrogen, se me siguri paguhet ne baze te numrit te komenteve, se permbajtjen njesoj e ka tek te gjitha, zhulsi

    3. Babuc says:

      Kosokar serbet jan armiqte tane me apo pa kosoven …. Dhe dicka kjo ndeshje do varet nga lojtaret me origjin kosovare ata e din me mire se Shqiptaret se ku ju dhemb plaga
      Jo me kot trajneri serb mbas shortit tha me Shqiperin ne grup esht nje fatkeqsi por prap esht nje loj futbolli , kerkon ti qetsoj Shqiptaret e kosoves
      Pastaj cju beri Shqiperia atyre qe digjnin flamurin shqiptar ne cdo stadjum te Europes ?
      Prandaj nqs Shqiptaret e shqiperis dhe shqiptaret e kosoves duan te marin hak kan shancin me te mire tju tregojn serbit qe dhe ne dim si tjua ulim koken qe ta mbajn mend pergjithmon

    4. infermieri says:

      PO mjaft ooo kosovar …mjaft !-Ta thashe edhe nje here tjeter qe une jam shqiptar ne radhe te pare e pastaj orthodhoks,keshtu qe ne radhe te pare te llogaris ty si vella (edhe pse je kokrra e magarit).Me serbin e grekun nuk me lidh as gjaku e as gjuha .E di qe prape s’do hash pyke se je nyje,megjithate s’te bej dot hasha se te kam vella me gjak o gomar .

  3. Serbt kot kan frik per n tiran!
    Shqiptari ka nji ligj! Rrespekto t fortin.
    Nese serbt lujn fort dhe fitojn do respekton.
    Shqiptart duhet te bejn çudira tu rezistojn serbve.

  4. zoro says:

    interviste e shkelqyer e futbollistit serb, bravo njeri me kulture dhe jo si futbollistat tane nga kosova qe flasin per fitore ndaj serbeve ,kur nuk kane koqe si te serbeve qe jane yje ne evrope.ketu tregohet edhe kultura perendim-lindje

    1. hataqi says:

      Antonio Rukavina është shtetas serb vetëm sipas pasaportës se për nga prejardhja kombëtare është kroat. Kjo sa për saktësim, dhe jo se nuk ka sot serbë që janë në gjendje të shprehen në mënyrë të qytetëruar, edhe pse te shumica syresh kanë lënë gjurmë të thella doktrinat ksenofobike e sidomos ajo antishqiptare me të cilat elitat e kanë ushqyer popullin për gati një shekull.

  5. Guxhua says:

    Mendoj se te dyja ndeshjet do luhen normale. Ne duhet te luajme si luajtem kunder Grekut. Serbet nuk e mbajne shume presionin prandaj dhe nuk u kualifikuan. I mundi dhe Maqedonia qe ka nivel me te ulet. Por sigurisht tensioni do jete shume i madh. Te dy ekipet do fitojne ne fushe te vet.

  6. agostin says:

    Kosovaret bejne si trima larg Serbise.Perse duhet qe nje ndeshje futbolli ne Shqiperi ta kthejne ne ndeshje Gladjatoresh.Kur te ju vijne ne Kosove te shohim sa trima jeni. Pastaj ca injoranta qe thone se vetem islamistat jane patriota te medhenj.Ata jan patriota ,por patriota turq dhe jo shqiptare.

    1. Kosovar says:

      Ke te drejte per islamistat. Por edhe katoSHITAT e ortodoLESHAT jane patriota te Vatikanistanit e Jonanistanit, patriotet e vertete jane ANTI-FE ose se paku ateiste.

      Digjni kisha e xhamija te lulezoje SHQIPTARIA

  7. mik i serbeve says:

    Kosovar,ke qelluar ne shenje,une bej pjese ne keto lloj grupe njerzish qe ti permend ,dhe ke absolutisht te drejte ,jo vetem qe nuk i kam armiq serbet por i adhuroj,ndersa per kosovaret as ma ndien ,kjo eshte e verteta dhe e verteta dhemb, prandaj dhe ti ha kaq shume te shara .Ne fund te fundit serbet jane superior ne cdo fushe, sport ,kulture ,shkence ,mirqenje por keto nuk kane lidhje me sportin,besoj se ne shqiperi serbet do humbasin sepse vitet e fundit kane rene dhe nuk jane ndonje super ekip.

  8. deni says:

    AI “KOSOVARI” ESHTE SERB MOS BINI NE KURTHIN ETIJ SE KAM PARE SERB SI AI QE FASIN SHUME MIRE SHQIP PREJ KOSOVE !!!!!-KUJDES!!!!!

  9. debian says:

    eshte vetem nje ndeshje futbolli, asgje me teper… normale qe fryma patriotike do beje te veten e do ndeze tifozerine, si dikur kur mundem greqine 2-1. nuk pati incidente gjate ndeshjes, pati vetem gezim e kenge pas ndeshjes… e mbaj mend mire se mu ngjir zeri 1 jave rresht…

    keto qe thone serbia ne shqiperi do jete si ne shtepine e vet, te shohin me mire kombetaren e tyre te re qe do luaje me haitin.
    por po, serbia, portugalia, armenia, danimarka kur te vijne ketu, do i presim me te gjitha te mirat, sikur pritet miku, duke i mundur 1-0

  10. tironci_vjeter says:

    o Kosovar ,,, Nuk e kupton qe jeni populli me i ndyre ne europe dhe me i felliqur ne ballkan?? Ju jeni si Indian per popujt europian. Ju Gjergj Kastriotin nuk e doni ju nene Terezen nuk e doni ju mua dhe shume te tjere qe jan Kristian shqiptar 100% nuk i doni . O kosovar populli me bastard ne ballkan e dini ju nga e keni prejardhjen o zhgarravina otomoane turke Ju nuk jeni gje tjeter vetem funderrinat Osmane Otomane turp dhe vetem turp qe ne bote identifikoheni si shqiptar se ju Vetem shqiptar nuk meritoni te jeni.

  11. 1997 says:

    Persa i perket ndeshjeve une besoj se ne do i humbim te dyja ndeshjet, ndeshja e pare eshte ne Beograd kurse ndeshja e fundit eshte ne Tirane kur ne rrezik do kemi vetem 2 pike dhe shume lojtare do e shesin ndeshjen per ndonje leke. Edhe pse deshira eshte e madhe te fitojme kunder Serbise kjo eshte shume e veshtire.

    Persa i perket fishkellimave dhe ferrit shqiptar une them se ne duhet te tregojme se nuk jemi popull barbare si serbet, por ti presim sic i ka hije shqiptarit kur i vjen hasmi ne bese. C`do gje e pa menduar eshte thjesht ne demin e ceshtjes se madhe shqiptare. Te mos harrojme qe vemendja e mediave do jete e perqendruar tek te dy ndeshjet. Ti tregojme botes qe jemi europian, popull bujar qe dime te respektojme edhe hasmin.
    Kam frike se kosovaret do vijne ne stadiumin tone dhe do krijojne probleme aq sa mund edhe te na denohet fusha per periudha te gjata. Nuk duhet te tregohemi trima ne shtepine tone, aq me teper me ca lojtare te pambrojtur ne fushe.

    Persa i perket ketyre palo kosovareve idiot qe pellasin si gomeret ne diell une dua ti kujtoje qe heroi yne kombetar eshte Gjergj Kastrioti, i cili luftoi kunder shperndarjes se Islamit. Po ashtu dua ti kujtoje atyre qe njerezit me te shquar te historise tone kane dhene jeten per gjuhen shqipe dhe ruajtjen e identitetit tone kombetar ku feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
    Kurre me pare ne Shqiperi nuk eshte diskutuar feja, por me marrjen e pavarsise se Kosoves eshte vene re nje percarje fetare qe i intereson vetem atyre qe jane kunder bashkimit tone. Ketu perfshihen te gjithe ata qe debatojne per fene(islamin apo krishterimin). Edhe pse Heroi yne luftoi per mbrojtjen e krishterimit, kur vjen puna qe ne duhet te zihemi si qente me macet per pune fetare une them qe me mire te pranojme Shqiptarine dhe c`do gje tjeter s`ka vlere.
    Kosovaret dikur ishin vellezerit tane qe kurre nuk flisnin per fene, kurse tani qe iu ngjallen morrat po na nxjerrin fene si dicka qe i ben ata ndryshe nga ne. Serbit zeri bese dhe kosovarit kurre pasi jane rritur te tille.

    Do jete turp dhe do tregohemi burracake te pamatur nese tregojme dhune apo nxjerrim tabela rraciste ne stadium, te mendohemi mire. Kush ka bythe te shkoje ne Beograd dhe te mbeshtesi djemte tane ne fushe, te tjerat s`kane vlere.

    Poshte percarsit e ndyre ne kete forum, c`faredo feje qofshin, kosovar apo shqiptar, poshte feja, rrofte shqiptarizmi.

  12. DukGjonMazo says:

    Ekipi ynë duhet të luajë me ndjenjën e detyrës deri në fund, pa inat e urrejtje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje