Duket se mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Alban Meha po kalon një formë të shkëlqyer tek ekipi i tij Padeborn në Bundesliga 2. Ekipi i Mehas, që luante në transfertë përballë Munich 1860, barazoi 2-2.
Paderbon e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.
Ka qenë pikërisht Alban Meha që ka shënuar golin e 2-të për ekipin e tij në min e ’18.
Por, Paderbon nuk ka mundur dot ta mbrojë këtë rezultat, duke qenë se Mynih 1860 ka barazuar në pjesën e dytë.
Pavarësisht kësaj, e rëndësishme është që Alban Meha provoi edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon, duke qenë se është duke shënuar me rregullsi.
Ai u zëvendësua në minutën e ’83.
MJESHTER GODITJET MEHA SPECIALIST GOLASH ,,,PERSERI GOL NGA 25 M