Armand Dukën nuk e mund kurrkush sot për sot në garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kështu të paktën e mendon ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHFsë (2010-2014), Pjerin Fushaj, i cili u përfol pak kohë më parë edhe si një kandidat i mundshëm përballë kreut aktual. Por, sipas Fushajt, me mënyrën se si Duka ka drejtuar gjatë këtyre viteve këtë institucion, është e pamundur ta sfidojë denjësisht dikush tjetër dhe rotacioni mund të ndodhë vetëm nëse presidenti aktual pranon të largohet vetë nga posti që mban. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Fushaj shkon deri aty sa bën një krahasim të kupolës së FSHF-së me atë të regjimit të diktaturës, kur vendoste treshja Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.
“Me mënyrën se si Duka e ka vendosur pushtetin e tij mbi atë federatë, ai mund të largohet nga posti që mban vetëm nëse ikën vetë, përndryshe… Sipas meje, le të kandidojë kush të dojë kundër Dukës në momentin aktual, por askush nuk fiton. Mund të marrë 10, 15 vota, por jo më shumë.
Unë po të isha në vend të Dukës do më vinte turp që të rikandidoja sërish. Janë 12 vjet, do bëjë 16, ç’kuptim ka. Gjërat duhet të lëvizin”, shprehet ai.
Mire thote, si mund te rije ne krye te FSHF se , nje injorant futbolli si Duka ?
Kjo eshte qesharake dhe e turpeshme
Ok,dakort jam edhe une qe ky njeri duhet te largohet.
Edhe sikur te kete qene me i miri ne FSHF,fakti qe u bene 12 vjet ne ate institucion,mjafton qe ai duhet te largohet.
Mua me bene pershtypje fakti qe,si ka mundesi, ne ate numer te madh me te drejte vote,ku pjesa dermuese eshte nga klubet sportive,te gjithe jane dakort ta votojne kete njeri qe sipas tyre nuk vlen.
Ja se si behet zgjedhja e presidentit te FSHF:
Asambleja Zgjedhore bazohet mbi parimin “një anëtar, një votë”, ndërsa të drejtën e votës e kanë 54 klube, 8 shoqatat rajonale, Shoqata e Trajnerëve, Shoqata e Mjekëve Sportivë, Shoqata e Arbitrave dhe Shoqata e Futsallit,gjithsej 66 vota. Per te fituar duhet qe kandidati te marri 2/3 e votave,pra minimumi 44 vota.
Kur keto klube futbolli,pra 54,nuk jane te kenaqur nga Duka,pse ja japin keto vota?
Nese ata shiten per 5 lek,atehere le te rrine urte dhe mos dalin fare ne 4 vjet te presidences se tij dhe te ankohen per menyren qe drejton Duka.
Ne te kundert,le te lobojne me njeri tjetrin dhe te vendosin nje kandidat te hajrit ne gare.
Emra ka sa te duash nga fusha e futbollit,biles me nje reputacion akoma edhe me te larte se presidenti aktual.
Padrinoja i FSHF-se Don Duka.
Ky pjerin fusha eshte demek me i ndershem dikur e perziente mallin me lopate ne zvicer,dhe u kthye milioner dhe kapi gjysmen e shkodres,nuk ka dallim duka nga ti o pjerin jeni nje mut i ndare ne mes te dy,ai eshte si enveri ti je si saliu.e mjera shqiperi ne doren tuaj ka mbetur.
Duka dorehiqu!
Mos e ndyj gazeten me tipa si Pjerin Fusha o z.Mero.
Ky eshte nje drogaxhi ordiner qe nuk di ta mbaroj nje fjali,nje injorant klasik. Ky bashk me te vellan, malcorin super-injorant Valter Fusha kane shitur nje varg ndeshjesh te Vllaznis dhe jetojn ne saj te droges qe kan trafikuar ne Zvicer.
Turp te vesh ne dispozicion te tyre faqet e gazetes.
Largone kete grek,ne qofte se duani kombetare qe lufton me mjeshtri dhe zemer!
Kush nga personalitetet publike shqiptar ka turp qe te kete Duka. Shqiperia eshte vendi ku te vjen turp te kesh turp. Duka tani eshte me i fuqishem se kurre sepse klani i tij ka zaptuar parlamentin dhe qeverine.
o pjerino
enveri i bishte bolet sa koka jote mor ,mor,mor.
duhet te krenohemi me duken. kemi ecur shume ne saj te tije. kombetare si kjo skemi patur kurre, vend te parafundit ne grup si gjithmone, por ska gje.kampionati kombetare nga me te bukurit ne evrope, jane sevendesuar skuadrat e qyteteve me ato te fshatit por ska gje. stadiume te mbrekullushme, ke qefe te veshe e te shikosh, cplodhesh, te iken stresi i perditshem. pastaj duken e kemi dhe nga me te pasurit ne vend, i beri me dallavere leket, por ska gje. e rendesishme eshte qe e kemi. mos o zot mos ta kishim. imagjinoni ku do ishim tani?