Batuta dhe byrek, çfarë nuk u pa nga vizita e Platinisë në Tiranë

20 Shkurt 2014, 15:06Sport TEMA

Nuk e kemi parë një Mishel Platini kaq ndryshe. Entuziast, më i hapur dhe më i lirshëm me të gjithë ata që e rrethojnë. Presidenti i UEFA-s ka ardhur disa herë në Shqipëri, nën vesturën aktuale, apo edhe si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, por vizita e djeshme tingëllonte si “më gjallë”, aq sa nuk munguan batutat e shumta.

Që në fillim, në takimin me Kryeministrin Rama (një njohjeje e vjetër në fakt), jashtë kamerave dhe pa praninë e mediave, biseda ka vijuar thuajse jashtë protokollit zyrtar, me pyetje dhe përgjigje të drejtpërdrejta, sa për stadiumin dhe për projektin e qeverisë shqiptare. Nga ana e tij, Rama ka dashur që t’i transmetojë Platinisë idenë se ndryshe nga paraardhësi i tij, Berisha, ai do të mbante premtimet që do jepte në atë takim. Kjo në njëfarë mënyre ka ngrohur edhe më shumë atmosferën, në një tavolinë ku nuk mungonin as sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Infantino, si dhe zëvendëssekretari Teodoros Teodoridhis, raporton “Panorama Sport”.

Që takimi kishte qenë më se i frytshëm u vërejte edhe nga deklaratat e mëpasme si të Ramës dhe të Platinisë. Kryeministri nuk nguroi të thurte lavde për presidentin e UEFA-s, ndërsa ky i fundit e nisi deklaratën direkt me një batutë:

“Faleminderit, do të flas italisht, pasi kam ca probleme me shqipen… Ne të UEFA-s jemi të kënaqur për ecurinë e futbollit këtu në Shqipëri, mbi të gjitha me dy personazhe të rëndësishme që e duan shumë këtë sport. Edhe basketbollin, por kjo është çështje tjetër (dhe kthen kokën nga Rama, duke qenë se kryeministri ka ushtruar këtë sport kohë më parë). Sakaq, në këtë moment, protagonist pa dashje bëhet edhe presidenti Duka. Teksa përkthyesi i federatës po tentonte që të përkthente nga italishtja në shqip deklaratën e Platinisë, Duka “e urdhëron”: “Lëre, mos përkthe, se të gjithë kuptojnë këtu!”.

Pas Kryeministrisë vjen takimi në federatë, ku përveç punonjësve të këtij institucioni kishte edhe dashamirës dhe fëmijë që përfituan nga rasti për të marrë autografe apo për të bërë ndonjë fotografi me Platininë. Nis takimi zyrtar, ku nuk mungon edhe presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri. Pas disa kafeve dhe kapuçinove, miku nga UEFA përfundon vizitën zyrtare dhe rreth mesditës akomodohet në një nga restorantet në dalje të kryeqytetit për drekën e përgatitur nga FSHF-ja.

Diku rreth orës 12:30, tavolinës i është bashkuar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Sakaq, ushqim tradicional, tavë kosi me mish qengji, spageti të gatuara me barishte të zonës, byrek (dy-tre lloje), ëmbëlsira të ndryshme, të shoqëruara këto natyrisht me verë të kantinave shqiptare.

Sipas të pranishmëve, në atë drekë, ca ndoshta nga lodhja, pas një paradite të ngjeshur me takime, por ca edhe për kuzhinën e shijshme, gjithë ushqimi u konsumua pa bërë shumë fjalë. Ndërkohë, në një tavolinë me më shumë se 10 persona, janë zhvilluar biseda nga më të ndryshmet, aq sa u duk sikur futbolli dhe tema e vizitës u la disi mënjanë. Pas më shumë se dy orësh e gjysmë, delegacioni i UEFA-s u largua drejt Rinasit, ku sërish me çarter udhëtuan drejt Zvicrës, ku është edhe selia e qeverisë së futbollit europian.

12 komente në “Batuta dhe byrek, çfarë nuk u pa nga vizita e Platinisë në Tiranë”

  1. Neorealizmi says:

    VENI, VIDI, MANGI!

  2. Blendi says:

    Po ai magjupi Vokrri c’lidhje ka aty?? besoj se nuk i kane dhen rendesi hahahaahaha

    1. Gjakovari says:

      Ti Blendi mos u bëj racist. Fadil Vokrri është shqiptar i nderuar dhe futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohrave. Prandaj duhet të krenohemi me praninë e Tij në takimin e Tiranes me Platinin. Është mëkat që Fadil Vokrri nuk ka luajt në Europë në moshë të re kur ka qenë në formë fantastike por ka luajt pas moshës 29 vjeç sepse lojtarët e ish Jugosllavisë e kan pas të ndaluar të shiten në Europë pa i mbushur 29 vjet. Pastaj ky ligj ka ndryshua dhe Vokrri fatkeqsisht për shkak të moshës luajti në Francë dhe Turqi. Platini ka qenë lojtar i madh por edhe Vokrri s’i ka lënë gjë mangu.

      1. Alby says:

        Gjakovari – jam dakort per pjesen e sakte ku ke shpjeguar se kush eshte Fadil Vokrri por nuk e kuptoj absurditetin kur i thua atij blend budallait pse behet racist….a e di se cfare dmth racist? ne jemi nje komb, detyrimisht nje race….atehere te pyes: para se te bejme viktimat dhe te gjejme pretekste per tu keqkuptuar mes nesh mundohuni mos me qene po aq absurd sa edhe vete ata qe ju merzisin.

  3. Fredi says:

    o Bendi helmi!

    Ai “magjypi” Vokrri, eshte nga lojtaret shqiptare me me fame te viteve 80 ne Europe.

    Ai “magjypi” Vokrri, eshte president i Federates se Futbollit ne Kosove, pra te shtetit tjeter “SHQIPTAR” ne Ballkan.

    E kuptove o helm?

    PS. Na e lodhet shpirtin me keto “helme te urrejtjes dhe provincializmit” o Blend.

  4. nuri says:

    Blater dhe Platini dihet boterisht se jane te korruptuar, Duka moster ideale per ta dhe politiken shqiptare qe per nga korrupsioni eshte e kallepit te Blaterit e Platinise.

  5. Murlani says:

    Me duket se Platini don te kandidoje per kreun e fshf . ja ka zili Dukes .

  6. kosovari X says:

    Çfar lajmesh jipni…! Tregoni se çfar hajnè pasanikèt…! Po ne fukarenjtè qe pèrbèjmè mbi 90% si ushqehemi…?

  7. jetmiri says:

    nje korrigjim te vogel,pasi Platini nuk u largua per ne Zvicer por per ne Greqi ku ka ndjekur mbreme ndeshjen PAOK-BENFIKA per Europa Lige…

  8. Labi 24 karratesh says:

    Shpresoj qe nen tavoline te keni diskutuar dhe bashkimin e dy Federatave shqiptare te futbollit.Vokrri ka qene per te dy hapat ,besoj.Dhe per parnimine Kosoves por dhe per bashkimin e menjehereshem pas njohjes.
    Pas njohjes vteme kater persone mund ta bejne kete gje:Rama,Thaci(nese do te jete akoma k/minister),Vokrri dhe Duka.Parlamentet dhe ansamblete e federative jane per te ngritur doren.

  9. Arber Pashtriku says:

    Platini ka ardhur per te siguruar voten e FSHF -se per zgjedhjet e ardhshme per kreun e UEFAs. Dhe kjo behet ne kembim te mbylljes se vesheve dhe syve ndaj prapesive te Dukes se ZEMUNIT. Platinise as nuk i plas fare per futbollin shqiptar. Kjo eshte e verteta dhe as mos keni iluzione nga tymi dhe mjegulla qe hidhen nga gazetat.
    Platini eshte nje pro serb i thekur dhe mese njehere e ka kundershtuar antetaresimin e Kosoves ne UEFA. Nje drejtues i UEFAs qe eshte kunder Kosoves nuk mund te jete pro Shqiperise.
    Ai vjen pra me qellimin e vetem te mbrojtes se interesave te tij personale pasi nje vote e nje vendi te paperfillshem si Shqiperia kur vjen puna per voten ne UEFA eshte e barazvlefshme me voten e Gjermanise apo Anglise.
    Gazetare hapni syte dhe thuajini sportdashesve shqiptare te verteten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje