Mishel Platini nesër në Tiranë

18 Shkurt 2014, 14:57Sport TEMA

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, do të jetë i pranishëm në kryeqytet nesër për t’i dhënë “dritën jeshile” programit të ri të Qeverisë dhe FSHF-së për futbollin në shkolla. Por, nga ana tjetër, ai do të bekojë edhe marrëveshjet për stadiumin e ri “Qemal Stafa” dhe rindërtimin e “Ruzhdi Bizhutës”.

Lajmi konfirmohet në FSHF. Në muajt e fundit është folur në mënyrë sistematike për integrimin e sportit në sistemin arsimor dhe për këtë arsye ka menduar vetë ekskluzivisht, Presidenti i Federatës Europiane të Futbollit, Mishel Platini. I informuar prej kohësh për këtë nisëm që Shqipëria ka dashur ta implementojë, Platini ka vendosur të vizitojë Tiranën për të garantuar jo vetëm konsulencën, por edhe mbështetjen e UEFA-s në këtë drejtim.

Platini është entuziazmuar ndjeshëm nga ideja dhe kërkon që futbolli të jetë në pararojë të këtij programi. Ka shumë gjasa që nga sezoni i ardhshëm arsimor nëpër shkolla të ketë një projekt pilot i financuar nga UEFA dhe FSHF. Sipas këtij projekti, futbolli do të futet si lëndë në shkolla dhe është e rëndësishme të theksohet që pagesat e trajnerëve dhe baza materiale do të mbulohen nga organzimi ndërkombëtar dhe qeveria shqiptare e futbollit. Kjo nismë është mbështetur nga Ministria e Arsimit. Pritet që Platini të pritet nga të gjithë krerët e shtetit shqiptar duke filluar nga kryeministri Edi Rama .

6 komente në “Mishel Platini nesër në Tiranë”

  1. dritan says:

    po e lexova se do te mberrin ne shqiperi ky legeni se vjen me marr pjesen e lekeve qe i takon prej stadjumeve se per me nimua nuk vjen.

  2. aleksandri i madh says:

    Ky italiani i lindur ne France eshte plehre dhe mafioz I madh. Duket qe vjen per perqindjen e vet nga pislliqet e plehres tjeter Dukes. Poshte mafizi Duka me kryemafiozin Plati-nin.

  3. shqiptari says:

    Cia apo Shish?

  4. Dani says:

    Mire se vjen legjenda Platini

  5. kosov says:

    TE GJITHEVE JA U VEME NGA NJE NOFKE NE …

    – ESHTE NDER PER NE QE VJENE DHE TE FALEMINDERIT PER NDIHMEN .

  6. petrit zela says:

    Njerzit qe mendojn thelle,nuk pretendojn per te transformuar vetveten,ne krijesa qe udhehiqen nga instiktet primitive…
    -Vizita e Presidentit te UEFA-s ne vendin tone ka vlera te jashtzakonshme per boten e sportit ne pergjithesi.Ndersa futbolli-ka
    qene eshte dhe do mbetet emblematic,per tere moshat e shqiptareve..
    Vizita e Mishel Platiniss, ka nje domethenije-me shum pluse,per te ardhmen,dhe per te nxitur sportin ne pafundesi per te sotmen dhe brezat e se ardhmes..Duhet kuptuar drejte,se futbolli ka mbajtur gjall
    shpirtin e shqiptareve,sidoemos 50-vjetet e diktatures. Ndersa keto 23-vjet,qe mendohet se kemi jetuar ne demokraci??sportet totalisht u veniten-ashtu sic u veniten dhe shpirtrat e shqiptareve ne pergjithesi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje