Alban Meha nuk ndalet më

17 Shkurt 2014, 14:57Sport TEMA

Alban Meha sërish shënon gol. Nuk është më një risi, por rikonfirmim i vlerave të futbollistit që kurrë “s’kishim humbur” dhe që do të kemi fuqizimin për Kombëtaren, pasi dëmtimet tashmë i përkasin të shkuarës.

Meha edhe dje ka qenë ndër më të mirët në fushë në suksesin 4-0 të Paderbon ndaj Arminia Bilefild. Fantazisti i bluzinjve këtë herë nuk ka goditur nga 25 metra, por i kanë mjaftuar dy driblime dhe nj goditje perfekte nga 14 metra për të shënuar.

Një gol që ka bërë sërish për vete tifozët, të cilët kurrë s’kishin dyshime tek rikthimi i Mehës. Vetëm pak kohë më parë, ai deklaroi se nëse do të kishte ndjekur itenerarin e mjekëve, ndoshta s’do të ishte ende në fushë tani, por e rëndësishme është që ai është kthyer dhe më i fortë se kurrë.

Madje, trajneri i Paderbornit, Shmidt, për ta gëzuar i ka dhënë edhe mundësinë e ovacioneve të tifozëve, duke e zëvendësuar në minutën e 64’, pasi në të 50’ kishte shënuar golin e tij, që është i gjashti këtë kampionat për mesfushorin.

“Jam shumë i lumtur për skuadrën, fitoren dhe, për golin. Falënderoj tifozët për ovacionet dhe çdo gjë tjetër. Për mua është një kënaqësi e madhe të kem vazhdimësi, pasi kam kaluar vërtet momente të vështira. Objektivi tani është të ngjitemi në Bundesligë dhe i kemi të gjitha shanset”, tha Meha pas ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje