Start mbresëlënës për Hamdi Salihin në Izrael. Para një jave, sulmuesi shqiptar bëri debutimin në kampionatin hebre me skuadrën e tij të re, Hapoel Akre, ndërsa dje shënoi edhe golin e parë, madje dy të tillë, duke i dhënë fitoren skuadrës 4-3 në përballjen me Ironi Ramat.
Takimi nisi keq për vendësit, të cilët që në minutën e 10-të e panë veten në disavantazh falë golit të Haxhiç. Madje në të 19-ën miqtë dyfishuan me anë të Seif, por vetëm një minutë më vonë shkurtoi diferencën Raijan për ekipin e Salihit. Sakaq, Haxhiç shfrytëzoi më së miri në minutën e 44-t një penallti të fituar nga skuadra mike dhe e çoi në 1-3 rezultatin. Kështu u mbyll pjesa e parë, raporton “Panorama Sport”.
Në të dytën u ngjit në katedër Hamdi Salihi. Fillimisht, në minutën e 53-të, ai shfrytëzoi më së miri një top të ardhur në zonë nga inkursioni i Marinkoviç dhe me një gjysmë roveshatë në zonën e vogël, shënoi golin e dytë. Por nuk mbaroi me kaq, pasi shkodrani e ruajti edhe një tjetër gol: ishte minuta e 57-të kur Salihi u gjend në vendin e duhur dhe momentin e duhur në takimin me topin.
Fillimisht gjuajtja e tij u prit nga portieri, por më pas sulmuesi arriti ta dërgojë në rrjetë. Shpërtheu stadiumi i Hapoel Akra, tifozët e të cilit nuk besonin se skuadra do mund ta kthente rezultatin. Mirëpo në minutën e 60-të Dajan shënoi edhe golin e katërt, duke i dhënë kështu fitoren Hapoel. Pas këtij goli, trajneri fuqizoi mbrojtjen, duke larguar sulmuesit, mes tyre dhe Salihin (minuta e 78-të), për të administruar këtë rezultat. Pas kësaj fitoreje, Hapoel Akre renditet në vend të 9-të me 25 pikë, por gjithsesi në zonën e skuadrave që do luajnë për mbijetesë. Në fund të ndeshjes, trajneri i Hapoel Akre, Juval Naim, e vlerësoi maksimalisht lojën e sulmuesit shqiptar. “Me Salihin në skuadër është si të kesh fituar bingon”.
Kujtojmë që Salihi kaloi te Hapoel Akre në ditët e fundit të merkatos së janarit duke firmosur një kontratë për 1.5 vitet e ardhshme, pra deri në qershor të 2015-ës. Drejtuesit e këtij klubi i ofruan 150 mijë euro në sezon, shifër kjo më e larta nga gjithë të tjerat që Salihi pat marrë gjatë merkatos. Afrimi i Salihit te Hapoel Akra është konsideruar si më i bujshmi për historinë e këtij klubi modest, i cili ka si objektiv mbijetesën. Më 10 shkurt sulmuesi shqiptar bëri edhe debutimin zyrtar në ndeshjen Hapoel Akre-Hapoel Tel Aviv, 2-1.
Perlë e Kapllanit, tjetër sinjal për De Biazin
Edmond Kapllani ka treguar sërish se është në formë dhe meriton një grumbullim në Kombëtare. Durrsaku ka shënuar dje një gol të bukur në fitoren 3-2 të FSV Frankfurtit në shtëpi kundër Dinamos së Dresdenit, për javën e 21-të të Bundesligës 2. Në fakt, ekipi i Frankfurtit u gjend në disavantanzh prej një goli që në minutën e 12-të të pjesës së parë, madje edhe me një lojtar më pak, pasi në minutën e 10-të doli me karton të kuq Oumari. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, por në fraksionin e dytë të lojës, edhe pse me 10 futbollistë, Frankfurti reagoi bindshëm, kjo edhe falë Kapllanit.
Ishte minuta e 54-t kur sulmuesi vërejti daljen disi të pastudiuar të portierit nga porta dhe me një parabolë nga më shumë se 20 metra e dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat me një supergol. “Ishte një nga golat më të bukur të karrierës. Nuk shquhem për gola të tillë, por tentova dhe shënova”, – ka thënë pas ndeshjes Kapllani. Sakaq, sulmuesi ishte zëvendësuar që në minutën e 74-t, teksa në vend të tij u hodh në fushë sulmuesi i ri Andrju Voten. Ky ishte goli i nëntë i Kapllanit për këtë sezon.
Ndërkaq, në këtë ndeshje nuk luajti fare mesfushori tjetër shqiptar, Odise Roshi, i cili nuk po gjen hapësirë te skuadra gjermane. Kreu i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, ka pranuar ditë më parë se sulmi është në krizë, kësisoj Kapllani me golat e tij mund ta bindë italianin t’i dërgojë një ftesë për miqësoren e 5 marsit kundër Maltës.
Po Xherdan Shaqiri nuk u “cmend” apo s’kishit drita?
Per Xherdan Shaqirin le te shkruajne mediat kosovare. Neve nuk na plas shume trapi per Koqevare me “liqna karte zviceriane”
skeni faj se juve ju plas per greke osek ur pi shitni motrat ne serbi
a nuk eshte pjese e kombtares shqiptare ???? ateher nuk na rruhet per ta …kerko ne mediat gjermane dhe mediat lokale te mynihut sepse ktu eshte ” mejdan ” shqiptaresh ” dhe jo gjermane e zvicerjan te ” natyralizuar “.
Nuk kemi pse meremi me hajdute kosovare, ashtu si i quajne zviceranet…. ti hapi dritat dhe ndrico mendjen me pare, or Prend
More,po thuajeni edhe ndonje llaf per Shaqirin,se do shenoje perseri ne porten e Dukes….
PSE NUK VERENI TE RINJET SHQIPTAR QE PO SHKELQEJNE OPO MERRENI ME IDHUJT E DUKES QE ME SHUM HUMBASIN SE FITOJNE ,KA TRJRE EDHE SHKODRANE QE PO SHKEQJNE ME SHUM .