E përditshmja romane “Il Messagerio” i kushton një hapësirë të madhe portierit shqiptar të Lacios, Etrit Berisha, i cili ka arritur që brenda pak kohësh të gozhdojë në stol portierin e dytë të kombëtares italiane, Federiko Marketi. Në një analizë me autor Gabriele De Bari, vihet theksi në aftësitë e pabesueshme që ka gardiani shqiptar, i cili është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për skemat e trajnerit Edi Reja, raporton “Sport News”. Shkrimi nis me dy pritjet e Berishës në Katania pas goditjeve të Bergesio e Lodi, edhe pse kaq nuk mjaftoi që skuadra kryeqytetase të regjistronte një tjetër rezultat pozitiv.
“Sulmi më anemik i kampionatit u tregua i papërmbajtshëm ndaj Lacios, edhe pse Berisha u tregua në lartësinë e duhur. I riu shqiptar i lindur në vitin 1989 siguroi ndeshjen e nëntë si titullar, duke konfirmuar se është një element i besueshëm. Kur humbet 3-1 dhe më i miri në fushë është portieri, lindin disa pyetje. Berisha mbërriti në Romë mes skepticizmit, por ai tregoi se vlen dhe hoqi çdo dyshim. Duhet të punojë ende në lojën me këmbë për të fituar më shumë siguri, por mes shtyllave është një ndër portierët më të fortë të kampionatit. Pas debutimit si titullar në Olimpiko kundër Interit për shkak të një problem muskular të Marketit, të gjithë prisnin rikthimin e numrit 1, por falë një serie të pabesueshme pritjesh, Berisha mbeti zgjedhja kryesore. Marketi është rikuperuar plotësisht, por tashmë po ngroh pankinën duke e shtyrë rikthimin në fushë përpara çdo ndeshjeje”, shkruan analisti i gazetës italiane, që në fund e përqëndron vëmendjen te e ardhmja e portës bardhekaltër.
“Duke parë rendimentin, duhet pranuar se Berisha është blerja më e mirë e merkatos së Lacios. Një futbollist që sot ka një vlerë disafish më të madhe dhe mund të marrë trashëgiminë e portës së Lacios për vitet e ardhshme. Po Marketi? Tashmë është një ish- titullar që po ngroh stolin dhe me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit”, e mbyll analizën e tij gazetari Gabriele De Bari, duke kurorëzuar portierin kuqezi për atë që ai po tregon gjatë muajve të fundit.
me ka pelqyer qe ndeshjen e pare me kombetaren pasi vec karakterisikave fizike perfekte per nje portier tregonte dhe siguri te madhe per moshen qe ka, aftesi qe ujkani nuk e ka. bravo i qofte tares qe e terhoqi ke lacio. ky eshte shembylli tipik sesi kombetarja behet trampoline per karrieren e futbollisteve, nje sukses qe ua uroj dhe djemve te tjere te rinj.
Ne kohen e Duhur,
Ne vendin e Duhur!
Pjesa tjeter eshte aftesi e Padiskutueshme e Etritit!
Me Lazio ka shume shanse te permiresohet!
Dy gjera kisha:
1- Loja me kembe – A e di gazetari qe Etriti eshte goleshenues shume i mire nga pika e penalltise (me kembe sigurisht ? ?
2- Mos u merzisni per mbiemrin cuna.
Me kete ritem qe e ka nis Etriti,
per nja di vite, kur te degjojme/lexojme Berisha, do nenkuptojme menjehere Etritin(dhe jo halene sic bejme sot).
Eshte AS…..vetem mbiemrin sikur ta nderronte.
Berisha me kujton Perlat Musten ne kohen e vet, ne porte eshte me te vertete portier shume i sigurte, e vetmja gje qe i mungon eshte loja me kembe ku ka akoma pune per te bere.