Kaka: Mesi dhe Zidanë, më të mirët ndaj të cilëve kam luajtur

17 Shkurt 2014, 15:05Sport TEMA

Mesfushori i Milanit, Rikardo Kaka, ka zbuluar se Lionel Mesi dhe Zinedine Zidane janë futbollistët më të mirë me të cilët ai është përballur.

Kaka po ashtu ka thënë se bashkëlojtari më i mirë me të cilin ka luajtur ka qenë Kristiano Ronaldo.

Braziliani u përball disa herë me Mesin gjatë kohë së tij te Real Madridi, ku luajti krahas fituesit të Topit të Artë, Kristiano Ronaldo. Ndërkohë, Kaka ka luajtur përballë Zidane më herët në karrierën e tij, kur Brazili është përballur me Francën.

“Lojtarët më i mirë ndaj të cilëve kam luajtur kanë qenë Zidane dhe Mesi. Më i mirë me të cilin kam luajtur është Kristiano Ronaldo.

Mbrojtësi më i fuqishëm kundër të cilit ose me të cilin kam luajtur ka qenë Paolo Maldini”, ka thënë Kaka gjatë një seance pyetje dhe përgjigje përmes faqes zyrtare të Milanit në Twitter.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje