VIDEO/Rama - Platini: Në shtator nisim punën për ndërtimin e stadiumit të ri

19 Shkurt 2014, 11:41Sport TEMA

Ndërtimi i stadiumit të ri dhe futja në shkolla e një programi të posaçëm për futbollin, ishin temat kryesore që u diskutuan mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të UEFA-s Mishel Platini, që sot po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Përsa i takon programit të posaçëm për futbollin në shkolla, UEFA  i ofron Shqipërisë bazë materiale (topa, uniforma etj), si dhe ka marrë përsipër që të trajnojë disa specialistë, që do merren specifikisht me klasat sportive.

Mësohet se ky projekt fillimisht do të bëhet në disa shkolla të vendit dhe më pas do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë takimit të zhvilluar në selinë e Këshillit të Ministrave, ku i pranishëm ka qenë edhe zv.ministri i Sporteve, kryeministri Rama informoi presidentin e UEFA-s, Platini se stadiumi ‘Qemal Stafa’ nuk përmbush kushtet për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare dhe për këtë arsye, në muajin shtator do të fillojnë punimet për të ndërtuar stadiumin e ri në Tiranë.

Ndërkaq Platini garantoi mbështjen e UEFA- për stadiumin e ri.

“Është kënaqësi e dyfishtë pasi fati ka dashur që për shkak të detyrës ta njoh Mishel Platini prej kohësh dhe ta konsideroj mik, është një mik që është vazhdimisht i vëmendshëm për mbarëvajtjen e futbollit në Shqipëri. Sot ne u takuam dhe diskutuanm për përgatitjet për sezonin e ardhshëm të skuadrës kombëtare. E informova me kënaqësi se jemi të angazhuar dhe jemi të bindur se në shtator do t’i dhurojmë skuadrës tonë kombëtare, por edhe për pjesën tonë te kompeticionit, një stadium që do jetë në lartësinë e imazhit që duam për Shqipërinë në Elbasan. Në bashkëpunim me FSHF, qeveria do të financojë këtë operacion, ndërkohë folëm dhe për të ardhmen e stadiumit kombëtar që fatkeqësisht është jashtë standardeve sot për të mirëpritur një ndeshje ndërkombëtare. Ndamë po ashtu pikëpamjen e njëjtë se ajo çfarë s’duhet të harrojmë asnjëherë, është fakti se futbolli në radhë të parë është një sport i fëmijëve dhe të rinjve, mbi të gjitha një instrument i pazëvendësueshëm social”, tha Rama gjatë konferencës së përbashkët për mediat.

“Jemi të ndërgjegjshëm që futbolli është në duart të sigurta mes kryeministrit Rama dhe presidentit Duka, bëhet fjalë për dy persona që e duan futbollin dhe njihen prej kohësh. E di se çfarë kërkon të bëjë dhe atë që mund dhe nuk mund të bëjë, pasi nuk është shumë e lehtë të bësh gjëra të mira. Bëhet fjalë edhe për stadiumin e ri që do të kryhet kur të krijohen mundësitë financiare. Po bëhet stadium i ri në Elbasan, që është i rëndësishëm për kombëtaren, por dhe vizionin e përgjithshëm të futbollit në Shqipëri. Duke nisur nga shtatori të gjitha ndeshjet shqiptare do të përcillen në të gjithë botën për sistemin e ri të lojës. Një gjë tjetër që është bërë edhe me bekimin e UEFA-s është dhe marrëveshja mes Kryeministrit dhe Presidentit të FSHF-së për zhvillimin e sportit në shkolla.Kryeministri do të ndihmojë, por dhe ne do ndihmojmë përmes ekspertëve për të zhvilluar futbollin në Shqipëri. Pas kësaj janë çështjet tuaja për t’u bërë kampionë të mëdhenj, për këtë s’mund të bëjmë gjë ne dhe që fëmijët duhet të argëtohen duke luajtur futboll, pse jo për të pasur një Mesi dhe këtu në Shqipëri”, u shpreh Platini.

Takimin e parë në këtë vizitë në Tiranë, Mishel Platini e ka zhvilluar me presidentin e FSHF-së Armando Duka, ku është diskutuar mbi ndërtimin e stadiumit të ri dhe mbështetjen që UEFA do t’i japë përmes projekteve konkrete masivizimit të futbollit në shkolla.

Kjo është hera e katërt që Platini vjen në Tiranë në një vizitë zyrtare (dy herë edhe si anëtar i KE së FIFA-s).

Hera e fundit ka qenë në 2010-ën, me rastin e 80- vjetorit të Federatës Shqiptare të Futbollit.  Në vijim të vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar, Platini do të takohet edhe me ministren Lindita Nikolla, ndërsa bashkëbisedimi do të vijojë edhe më shtruar me drejtuesit e futbollit shqiptar në FSHF.

21 komente në “VIDEO/Rama – Platini: Në shtator nisim punën për ndërtimin e stadiumit të ri”

  1. deda says:

    jane shok keta se jane juventina te dy ? papam Rame ?

    1. ikea says:

      Faleminderit z.Platini!

      1. olta says:

        kjo eshte ndoshta nje nga gjerat me te mira q mund te bejme. fundja e meritojme nje stadium te ri. sjam skeptik sepse Rama seshte nga ata qe ndermerr nisma te tilla pa qene i sigurt me pare nga financuesit ?

        1. xani says:

          ishallah me nje stadium te ri se vallaj ai qe kena nuk shifet mo me sy..ke voten time Rame po e bone ate.

          1. Zana says:

            Bravo Rama.

            Boll me me genjeshtrat apokaliptike te sali serbit. Lulaqi eshte nje femije budalla e asgje me shume. Pune te mbare juve

            1. Cani says:

              Em vjen mire qe mene fund na perfaqson nje njeri qe eshte me kembe ne toke e serioz.

              Te lumte Ed, vazhdo si e ke nis, kjo eshte ajo qe duhet

              1. Desara says:

                Fantastik Rama.

                me bne fund besojme, shpresojme pasi rruga duket e qarte e e mire per te gjithe.

                Me ne fund dhe sporti do marri ate qe i takon

                1. Velva says:

                  Perfundimisht kemni bere gjene ideale ne si popull me 23 qershor.

                  E hoqem njehere e mire nga faqja e dheut qelbesiren plak e sot eshte cmendur me keq kur Rama ben te tilla takime e projekte

      2. Fati says:

        Ku e lexove ti qe thuhet aty do ndertohet stadiumi i ri? Nuk e ka thene asnje moment Rama qe do ndertojme te ri, ne shtator do jete gati Rruzhdi Bizhuta sa per ca ndeshje….rob te verber

    2. renald says:

      nje gje eshte e sigurt qe futbolli eshte ZHVILLIM. Duke ndertuar infrastrukturen e duhur do te kishim ambasador shume te mire dhe te talentuar ne boten e zhvilluar!

    3. skopioni says:

      rama ja fut kot stadiumin e ri e ndertoi saliu per 100 vjetorin e pavaresise,kush nuk e sheh eshte qorr.

  2. wickedgame says:

    Ai erdhi te mbeshtese Duken e krimit per tu zgjedhur ne krye te federates po keto llafe jane thene dhe para mandatitte kaluar,prandaj ta gezoni Duken, se ndejti Sala per 20 vjet pse mos rrij dhe ky .

  3. Koz Dynjaja says:

    – Skandal ,Stadiumi i Ri qe te jete i Ri duhet ndertuar diku nga Rinasi e jo ne mes te Kryeqytetit ?!

  4. Albania1 says:

    azgje e re. As stadium as infrastruktur. Dhe sikur te ndertohen nuk sherbejn per asnje gje.
    Sa te jete Duka ne krye te kampionatit shqiptar dhe sa te kete CANEN servil ne kombetare asnjeher nuk kemi per te shkuar large. Vetem xhambaslliqe dhe shitje ndeshjesh si ne kombetare dhe ne kampionat.

  5. Genti Domi says:

    oj shqipe kush e ka bere kete lajmin? Nuk do ndertohet stadium i ri, do riknstruktohet stadiumi i Elbasanit dhe nga shtatori do luhen atje ndeshjet e kombetares. Mos abuzoni me lajmet.

  6. Gallata says:

    O Platini! Mos jepni bazë materiale për shkolla (topa, uniforma etj), sepse është e sigurt se do t’i vjedhin…

  7. Pa pune says:

    Po kujt i plasi per stadiumin o njerz ?
    Duam pune dhe buke ,
    dhe mbi te gjitha drejtesi , duke denuar te gjithe te korruptuarit .
    Stadiumi eshte vrima e fundit qe duhet te merret i GJATI , me çorape te kuqe edi rama ,
    votat i dhame te denoje te korruptuarit .

    1. Pelasgian says:

      tigani ne zjarr e peshku ne det ….shijoje !

  8. Albania says:

    Shqiptare:zgjohuni nga gjumi,blair,platini,rama,sokol enver nexhmije ramiz kristaq linda pederast hoxha do na bejne stadiumin?Mos u mashtroni
    nga psikopati rama,ai nuk munde te kurohet per veten e tije e jo me
    te ndertoje stadium te ri,mos prisni gje nga ky sickopat qe e ka rende toka

  9. Murlani says:

    Komunizmi qe duke ja bere shkodres stadiumin me te bukur ne ballkan ,ashtu siç i pate bere edhe teatrin migjeni ,kurse Sala dhe Rama e lane shkodren pa stadium.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje